Kompania OnePlus zyrtarisht ka prezantuar telefonin e mençur Ace Racing Edition, që është i dedikuar për “gejmerët” me buxhet të limituar.
Siç mund të vërehet edhe nga emri, telefoni i ri i mençur ka lidhje me modelin OnePlus Ace, që përdor të njëjtin procesor Dimensity 8100-Max që është i punuar me teknologjinë 5nm, transmeton Telegrafi.
Ace “origjinal” vjen me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme kushton rreth 352 euro, derisa për Ace Racing duhet ndarë më pak – pra 280 euro.
OnePlus ka zvogëluar shpenzimet pasi që ekrani 6.7-inç AMOLED është zëvendësuar me një 6.5 LCD, kurse frekuenca e freskimit prej 120Hz nuk është ndryshuar.
Megjithatë, mbetet një ekran me cilësi të lartë, pasi mbulon DCI-P3 që ka dritë më të madhe prej 600 n, dhe se punon me panel prej 10-bit. Në anën tjetër, ekrani posedon teknologjinë HyperBoost.
Edhe bateria gjithashtu është ndërruar, për këtë pajisja ka baterinë prej 5.000 mAh që përkrahet nga mbushësi i shpejtë prej 67W. Për vetëm 29 minuta bateria mbushet nga 0-80 për qind të kapacitetit.
Ndryshe ka edhe në kamerë, ku në pjesën e pasme kamera kryesore është prej 64 MP, derisa ajo selfie prej 16 MP. Ace standard ka kamerë prej 50 MP.
Porositë e modelit OnePlus Ace Racing kanë filluar të pranohen. Në treg do të jenë të disponueshëm me konfiguracionet 8/128 GB, 8/256 GB dhe 12/256 GB. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Amazon pritet të prodhojë televizorë dhe ata do të jenë me ekran të madh
Android më i pasigurti
Snapdragon 898 do të jetë çipi i ardhshëm kryesor
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'