Kryetar i Partisë Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka reaguar pas transmetimit të një kronike nga Festa e Abetares në Pejë, ku shihet një grup nxënësish të komunitetit RAE, të cilët ishin ndarë në sallën ku po mbahej manifestimi.
Berisha ka thënë se “Në festën e Abetarës në Pejë fëmijët e komunitetit Egjiptian po ashtu edhe komuniteteve Rom e Ashkali ‘Segregohen shumëfish!’”.
“Në një festë të Abetarës të mbajtur në Pejë e cila në kushte normale është festë edhe e komunitetit Egjiptian dhe po ashtu komuniteteve Ashkali dhe atij Rom, përkundrazi këto komunitete segregohen shumëfish nga ata që do të duheshin të i respektonin më së shumti!”, ka shkruar Berisha.
“Fillimisht Ministrja Arbërie Nagavci në fjalimin e saj në Pejë thotë… citoj “nga shtatori fëmijët shqiptarë do të kenë në duar Abetaren e re të përbashkët Kosovë- Shqipëri unike dhe cilësore…”
“A e kupton ministrja Nagavci se nga abetarja mësojmë edhe ne Egjiptianët edhe në Kosovë edhe Shqipëri!? A e kupton ministrja e arsimit se aty në sallë kishte edhe pjesëtar të komuniteteve të tjera që ishin pjesë e festës së Abetares?”, ka pyetur ish deputeti Berisha, transmeton Telegrafi.
“Së dyti, një mësuese e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë e quajtur Gjylfidane Morina duke ju bërë “nderë” fëmijëve të këtyre komuniteteve i vendos në një vend krejt të veçantë prej nxënësve shqiptarë dhe larg nga aktiviteti që po zhvillohej me arsyetimin se këtë po e dëshirojnë fëmijët ndërsa fëmijët e konfirmonin të kundërtën!”
“Së treti, asnjë fëmijë i komuniteteve nuk ishte pjesë e aktiviteteve të realizuara nga ky manifestim, të paktën një shkronjë ta mbante në duar!”.
Më tej Berisha ka shkruar “Tani a duhemi të vazhdojmë të “vajtojmë” apo dikush në këtë vend duhet me kërku falje dhe me jep përgjegjësi!”
“Kujtojeni secili nga ju dhe ne se sa të diskriminuar ishim bashkarisht nga regjimi serb para vitit 1999 tani pse duhet dikush që ishim bashkarisht të diskriminuar të na diskriminoj neve!?”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025