Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton se pas rritjes së temperaturave atmosferike, ka formuar ekipin emergjent ku si detyrë primare do te jetë monitorimi i cilësisë së ujit në tërë rajonin e mbulueshmërisë, ku kompania ofron shërbimet e veta.
Siç bëhet e ditur, ekipi emergjent ka për detyrë që të kontrollojë të gjitha burimet e ujit si dhe pajisjet e klorinimit, rezervarëve të ujit si dhe rrjetin e ujësjellësit.
Po ashtu, ujësjellësi njofton të gjithë konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë të cilët furnizohen nga sistemi i Ujësjellësit, Pejë Istog, Klinë, Junik dhe Deçan, se Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit ka marrë vendim për rregullimin e lidhjeve të gypave alternativ të ujit në rrjetin e ujësjellësit publik.
Ky vendim thuhet se është marrë me qëllim të ruajtjes të shëndetit publik dhe eliminimin e lidhjeve dytësore të ujërave të papërpunuara në rrjetin e ujësjellësit publik.
“Të gjithë konsumatorët të cilët krahas shërbimeve të ujësjellësit publik kanë në shfrytëzim edhe burime të tjera të ujit (pus privat) të lidhura në objektin e tyre, janë të obliguar të organizojnë instalimet e tyre sipas udhëzimeve në këtë vendim për të evituar rrjedhjen e ujit prej pusit privat (që është ujë i pa përpunuar) në sistemin publik të furnizimit me ujë dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.
“Në rastet e tilla konsumatori duhet të instalojë valvula jo-kthyese në të dy gypat furnizues, atë të sistemit të ujësjellësit publik dhe në gypin e pusit privat, sipas skemës së bashkangjitur, shtojcë e këtij vendimi”.
Po ashtu, ndalohet rreptësisht që gypat që furnizojnë ujë të pijshëm dhe instalimet tjera të ujit të pijshëm të kalojnë nëpër pusetat e kanalizimit në pronën e konsumatorit.
“Distanca horizontale në mes të gypave të ujësjellësit dhe gypave të kanalizimit duhet të jetë së paku njëqind metra, matur nga pikat më të afërta të mureve të jashtme ndërmjet këtyre dy gypave, sipas legjislacionit në fuqi”.
Ndërsa, në të gjitha rastet kur konsumatorët i kanë në shfrytëzim edhe burimet tjera të ujit, të lidhura në rrjetin e ujësjellësit dhe nuk veprojnë sipas pikës 1 të këtij vendimi, ofruesi i shërbimeve do t’i merr masat e nevojshme ligjore për ndërprerjen e shërbimeve.
“KRU ‘Hidrodrini’ është përgjegjës vetëm për ujin nga sistemi i Ujësjellësit me të cilin menaxhon”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe