LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Nëse nuk kemi zgjidhje të çështjes Bullgari-Maqedoni deri në fund të qershorit, na pret një krizë rajonale

Borrell: Nëse nuk kemi zgjidhje të çështjes Bullgari-Maqedoni deri në fund të qershorit, na pret një krizë rajonale

Nëse mosmarrëveshja mes Shkupit dhe Sofjes nuk zgjidhet para korrikut, BE do të jetë në një krizë të thellë me rajonin.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se do të caktojë një afat kohor për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë deri në fund të presidencës franceze më 30 qershor.

Këtë e deklaroi Borell sonte në konferencën për shtyp pas Këshillit të Ministrave të Jashtëm, në të cilin për herë të parë u mbajt një seancë speciale me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor.


“Ne kemi hyrë thellë në çështjen e marrëdhënieve me Bullgarinë, e cila po e bllokon procesin, gjatë debatit mes vendeve anëtare të BE-së dhe kjo është diçka që duhet kapërcyer, ka vullnet politik në Këshill për të shmangur një krizë që do të ndodhë nëse nuk zgjidhet deri në fund të presidencës franceze, unë kam vënë një afat. Nëse kjo nuk ndodh, do të kemi një krizë serioze në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor, prandaj do të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”, tha Borrell sonte në Bruksel.

Ai përkujtoi se Maqedonia, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi, janë plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë, si dhe se Maqedonia dhe Shqipëria janë në listën e vendeve armike të Moskës.

E gjithë kjo, theksoi ai, do të ketë një çmim.

Për Borrell, procesi i kandidimit të Ukrainës nuk është i lidhur me procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur nëse po shqyrtohet ndihma ekonomike dhe financiare për Maqedoninë dhe rajonin për shkak të pasojave që po vuajnë këto vende, Borrell tha se sot nuk janë futur në detaje për këtë temë.

Në trend Lajme

Më shumë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori