LAJMI I FUNDIT:

Përfundon rrugëtimi i Bad News Eagles në turneun më të madh të CS:GO, ekipi nga Kosova pavarësisht humbjeve bëri paraqitje solide

Përfundon rrugëtimi i Bad News Eagles në turneun më të madh të CS:GO, ekipi nga Kosova pavarësisht humbjeve bëri paraqitje solide

Ka përfunduar rrugëtimi historik për ekipin Bad News Eagles në turneun më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në qytetin Antwerp të Belgjikës.

Bad News Eagles është mposhtur nga Imperial në ndeshjen eliminuese, me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

Pas tri ndeshjeve të humbura nga ekipe të ndryshme, më në fund ka përfunduar rrugëtimi i ekipit shqiptar në turneun e CS:GO, PGL Antwerp Major.


Edhe pse nuk arritën që të kalojnë në fazën tjetër të Top 8 ekipeve më të mira, ekipi i bNe ka treguar se mund të përballet me ekipet më të mira të botës, duke na bërë krenarë me suksesin e tyre historik.

Ndeshjet e tyre në fazën ‘Legends Stage’ nuk ishin aspak të lehta, pasi u takuan me ekipin numër një të botës FaZe, me ekipin danez Copenhagen Flames, dhe me legjendat nga Brazili Imperial.

Sener1 dhe rigoN eliminuan të vetëm nga pesë lojtarë - momentet më të mira nga dueli kundër legjendave braziliane
Lexo po ashtu Sener1 dhe rigoN eliminuan të vetëm nga pesë lojtarë - momentet më të mira nga dueli kundër legjendave braziliane

Pas këtij suksesi të arritur në turneun PGL Antwerp Major, ekipi bNe do të marrë ftesë direkte për në turneun kualifikues të turneut Major të radhës.

Bad News Eagles përfundoj turneun PGL Antwerp Major në vendin e 15 –të, dhe mori me vete çmimin prej 8.500 dollarë. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
Ofertë prej 60 milionë eurove, Liverpooli mund ta humbas një yll të madh në verë

Ofertë prej 60 milionë eurove, Liverpooli mund ta humbas një yll të madh në verë

Premier League
Klubi francez refuzon nënshkrimin me të, Pogba ka dy opsione për ta vazhduar karrierën

Klubi francez refuzon nënshkrimin me të, Pogba ka dy opsione për ta vazhduar karrierën

Ligue 1
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

La Liga
E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

La Liga
Kalo në kategori