LAJMI I FUNDIT:

Aplikimi në KiE nuk do të thotë anëtarësim, Murtezaj: Duhet shumë komunikim, qasje profesionale e diplomatike dhe jo arrogancë

Aplikimi në KiE nuk do të thotë anëtarësim, Murtezaj: Duhet shumë komunikim, qasje profesionale e diplomatike dhe jo arrogancë

Profesori, njëherësh anëtari i Kryesisë së LDK-së, Valon Murtezaj, ka thënë se proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare janë shumë komplekse dhe unike për secilën organizatë.

Murtezaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se një format i njëjtë nuk zbatohet në të gjitha aplikimet.

Ai po ashtu tha se aplikimi nuk do të thotë anëtarësim.


“Kur flasim për diplomacinë multilaterale duhet të jemi të ndërgjegjshëm se është një formë delikate e politikës së jashtme dhe të bërit diplomaci. Aty kërkohen teknika tjera, krijime aleancash, debate dhe komunikim i përditshëm. Diplomacia në përgjithësi është politikë e jashtme, qeverisje, por është edhe sjellje diplomatike shumë delikate. Aplikimi nuk do të thotë anëtarësim. Pra, nuk duhet të ketë ekzaltime të parakohshme. Nuk mund të avancohet nëse një proces aplikimi për anëtarësim konsiderohet si një punë e thjeshtë rutinore, apo thjeshtë e drejtë për të aplikuar”, ka thënë Murtezaj.

Ai tutje shtoi se për të dal me sukses në këto situata duhet shumë komunikim mes palëve.

“Dhe kryesorja, për të dalur me sukses duhet shumë komunikim, me të vërtetë shumë komunikim, shumë respekt për palët, shumë të kuptuar të palëve, jo-arrogancë, duhet krijim dhe kultivim i marrëdhënieve me anëtarët e organizatës nga të cilët pret përkrahje dhe votë pozitive. Pastaj duhet alokuar burimet e nevojshme njerëzore që duhet të jenë profesionale dhe diplomatike të duhura. Diplomacia e Kosovës duhet t’i ketë këto parasysh”, ka shkruar ndër të tjera profesori Murtezaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori