LAJMI I FUNDIT:

Pas nervozizmit dhe kërcënimeve serbe

Pas nervozizmit dhe kërcënimeve serbe
Ilustrim

Vendimi që sapo mori Kosova lidhur me aplikimin për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës ka rritur nervozizmin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pa mbaruar mirë takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe kur pas tri ditësh do të mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve të këtij rajoni të cilët do të diskutojnë më hollësisht probleme të këtij të fundit, nervozizmi i liderëve serbë nuk përmbahet. Nuk mund të ndodhte ndryshe: herë kjo e shtirur dhe herë për t’i dalë përpara së mundshmes. Sepse janë të gjitha mundësitë që Asambleja Parlamentare, ku përfshihen përfaqësuesit e vendeve anëtare të saj, të vlerësojnë pozitivisht këtë kërkesë të drejtë të Kosovës.

Sipas Vuçiqit, Prishtina ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, e 4 shtatorit kjo të vitit 2020, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Kosova ka vite që është shtet sovran dhe i pavarur, qysh nga 17 shkurti 2008, e njohur nga 117 shtete, konfirmuar ndërkohë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, duke e legjitimuar pavarësinë e saj. Është e drejtë e këtij shteti të kërkojë anëtarësimin e vet në këtë strukturë të rëndësishme.

Moratoriumet njëvjeçare, të parapara në marrëveshjen e mësipërme, ku bëhej fjalë për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtare dhe ndaljen e fushatës së njohur të Serbisë ndaj njohjeve të shtetit të Kosovës, kanë skaduar me kohë. Kosova është aktualisht anëtare e disa organizmave ndërkombëtare: në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, në Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim e të tjera.


Në saj të agresivitetit të Serbisë, anëtarësimi i Kosovës në disa organizata ndërkombëtare nuk ka qenë i mundur. Tani, aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, i ka zgjuar Aleksandar Vuçiqit kërcënime të reja, sipas të cilave, sikurse shprehet ai, do të ketë një “përgjigje serioze”. Agjencia e lajmeve serbe, “B92,” nënvizon dhe më tej fjalët e tij, “për të mbrojtur fuqishëm vendin tonë”.

Fushata serbe edhe gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar përmes kulisave të ngjyrosur kundër njohjes së Kosovës apo mosanëtarësimit të saj në organizma të njohura. Pra, bëni si themi ne dhe mos bëni siç bëjmë ne. Është kjo arsyeja që sot Vuçiqi ka thirrur dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për ta bërë pamjen edhe më të plotë. Kryeministrja Ana Bërnabiq, nga ana tjetër, këtë aplikim të Kosovës në Këshillin e Evropës e etiketon si “cinizëm kulmor”.

Zinxhiri i deklaratave të tilla shkon më tutje me atë të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, si paradhënie kërcënuese, tashmë ndaj shteteve anëtare të BE-së dhe gur prove për Bashkimin Evropian, sesa ai, sipas tij, e dëshiron Serbinë në radhët e veta. Dhe, sikurse citon “Danas” fjalët e tij “nëse nuk mund të zgjedhim armiqtë tanë, atëherë së paku të zgjedhim miqtë”. Manovra të gatshme dhe të njohura të tyre, që serviren herë pas here. Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, presidenti Vuçiq u ra borive të alarmit, se pritej që shumë shpejt Kosova të pranohej në NATO dhe se shteteve anëtare të BE-së, që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, do t’u imponohej ta njohin atë. Siç shihet, një politikë që në të njëjtën kohë i bën fresk dhe asaj të Vladimir Putinit, që interesat rusë të kenë terren të volitshëm për të vepruar.

Këto tregojnë se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, janë larg njëri-tjetrit, takimet midis palëve duken më tepër si shou diplomatik, larg një bashkëpunimi efektiv dhe nisma e “Ballkanit të Hapur” vjen dhe bëhet jo shumë premtuese.

Pavarësisht formave që demonstron Serbia, krijohet gjithashtu përshtypja se ajo kërkon ndërkohë pretekstin për të mos u marrë në konsideratë kushti i vënë nga Bashkimi Evropian për anëtarësimin e saj: njohja medoemos i shtetit të pavarur të Kosovës. Synimi duket se shtrihet dhe më tutje: Një distancim nga Bashkimi Evropian e bën atë më të çliruar prej tij, për të qenë më në krah të vëllait më të madh, Rusisë.

E tërë kjo i përgjigjet më mirë një agresiviteti më të madh serb, për ta mbajtur rajonin më të tensionuar, për t’u fryrë zjarreve të zonave të tij të nxehta përmes Republikës Srpska në Bosnjë-Hercegovinë dhe komunitetit serb në veri të Kosovës.

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

Magazina
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën

Magazina
Kalo në kategori