Për të drejtuar një automjet personal duhet të kesh patentë shofer të kategorisë B dhe kur bëhet fjalë për Bentley, kjo mund të mos mjaftojë.
Në Bashkimin Evropian, kategoria B, ndër të tjera, përcaktohet nga pesha e automjetit, saktësisht nuk duhet të jetë më e rëndë se sa 3500 kilogramë. Tingëllon shumë, por në rastin e automjeteve të mëdha, si ato të Bentleyt, edhe nëse janë të ngarkuara me bateri, ky kufi mund të tejkalohet. Dhe në atë rast, Bentley, si prodhuesi “më i rëndë” i veturave në Evropë, mund të gjendet në telashe.
Nëse shikojmë seksionin e të gjitha modeleve, Bentley tashmë peshon mesatarisht 2308 kg. Modeli më i rëndë është Bentayga në versionin e zgjeruar Extended Wheelbase (EW), i cili ka një masë prej 2514 kg, ose nën ngarkesë të plotë deri në 3250 kg. Do ta pranoni, tashmë është afër kufirit të kategorisë B.
Prandaj Bentley vendosi të reagonte. Gjatë premierës së Bentayge EW për revistën Carsales, një përfaqësues i kompanisë pranoi se Grupi VW aktualisht po lobon përpara Komisionit Evropian për të rritur peshën maksimale të lejueshme të automjeteve të kategorisë B.
Në Bentley, ata janë të shqetësuar për elektrifikimin që me siguri do të sjellë kilogramë të rinj. Ata thonë se modelet e tyre elektrike që vijnë në vitin 2025 do të jenë sigurisht më të rënda dhe kështu shumë më afër kufirit të sipërm prej 3.5 tonësh.
Kujtojmë, BMW kohët e fundit deklaroi se masa e veturave të tyre nuk do të rritet më. Modelet më të rënda janë i7 i ri me 2640 kg dhe X7 me 2480 kg, pra pak mbi tre tonë nën ngarkesë të plotë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe