LAJMI I FUNDIT:

Në Serbi fillojnë gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Në Serbi fillojnë gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nga sot është filluar me gërmimet vlerësuese në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, delegacioni i Republikës së Kosovës ka kërkuar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, që të ndajnë çdo informatë që mund të kenë në arkivat e tyre, por edhe informatat e siguruara ndërkohë për këtë lokacion, duke theksuar se familjet vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe ankthin e pritjes për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës.

“Gërmimet kanë filluar pasi në fund të javës së kaluar, përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë siguruar imazhet satelitore, të cilat në ditët në vijim do të analizohen nga ekspertët, me qëllim të saktësimit të lokacionit të mundshëm të varrezës masive”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Kongresmeni Torres kërkon drejtësi për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë
Lexo po ashtu Kongresmeni Torres kërkon drejtësi për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë

Më tej në njoftim thuhet se në ditën e parë të gërmimeve vlerësuese, të pranishëm në lokacion nga Kosova ishin përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ekspertët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësues nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq si dhe nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur.

Ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në lokacion për t’i vëzhguar punimet gjatë periudhës në vijim.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional të familjeve të tyre dhe vendosjen e drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, thuhet në njoftim.

nde nuk dihet fati i më shumë se 1600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori