Janë bërë shtatë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Atje një grup i armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte zhvilluar luftime dy ditore me policinë maqedonase. Nga konflikti mbetën të vdekur 18 persona, prej tyre dhjetë anëtarë të gupit të armatosur, kurse tetë të tjera nga Policia e Maqedonisë. Të burgosurit nga ky rast, po kërkojnë që pjesën e mbetur të dënimeve t’i kalojnë në vendlindje. Mirëpo, kjo kërkesë ka hasur në vështirësi
Përveç që kishte humbje njerëzish dhe shumë dëme materiale ishin shkaktuar si luftimeve të ashpra për dy ditë radhazi Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Në krismën e luftimeve ishin zgjuar banorët e lagjes mëngjesin e 9 majit.
Këto kishin ardhur nga luftimet e grupit që prezantohej si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me policinë e Maqedonisë së Veriut.
Nga i gjithë konflikti 18 persona mbetën të vdekur, prej tyre dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, kurse tetë të tjerë nga policia maqedonase.
Në procesin gjyqësor të mbajtur për këtë konflikt të armatosur, tetë persona janë dënuar me burgim të përjetshëm, katër janë liruar, kurse pjesa tjetër e të arrestuarve u dënuan me gjithsej 746 vjet burgim.
Fatmir Reçica i cili është duke e vuajtur dënimin prej 40 vjetësh, për Radio Televizionin Dukagjini ka rrëfyer betejën e ashpër.
“Mëngjesin e nëntë majit, para sabahut, në pesë ora ka filluar beteja dhe është zhvillu një betejë e ashpër ku secili prej neve është ballafaqu edhe me vdekjen. Edhe secili që e ka veshë uniformën e UÇK-së e ka vesh edhe vdekjen në trupin e vet. Atë ditë ka qenë ballafaqimi deri në dy metra. Pas tradhtisë që ndodhi në Kumanovë”, Fatmir Reçica – I dënuar në rastin “Kumanova”.
Reçica me shokë kanë kërkuar që pjesët e mbetura të dënimit t’i kalojnë në Kosovë. Por, ata po hasin në vështirësi.
“Kam biseduar edhe me avokatin dhe jemi të gatshëm me shku në Kosovë, por nuk e di tash sipas ligjit çfarë marrëveshje ka edhe për sa mund të na e bëjnë transferin. Se dënimet janë shumë të larta, unë për shembull jam i dënuar 40 vjet, prej këtyre 40 vjetëve, sipas ligjit duhet që gjysmën e dënimit me e mbajtë në Maqedoni edhe gjysmën në Kosovë”, Fatmir Reçica – I dënuar në rastin “Kumanova”
E procedurat e rikthimit të këtyre të burgosurve në Kosovë, duket se më shumë janë politike.
“Mendoj se në qoftëse ekziston vullneti politik i akterëve më të lartë politik, madje edhe ndoshta edhe faktori ndërkombëtar në këtë rast, kjo çështje mund të qetësohet me vullnetin politik dhe mendoj se do të ishte edhe në interes të stabilizimit të raporteve, normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Maqedonisë, në qoftëse ata vijnë në Kosovë dhe kjo çështje në njëfar mënyre do të harrohet, apo do të largohet nga aktualitetet që i kanë si problematikë dy shtetet”, Asdren Hoxha – Avokat.
Transferimin e grupit të “Kumanovës” në Kosovë për t’i vuajtur dënimet, ministria e drejtësisë e Kosovës e ka konsideruar si komplekse. Megjithatë, kanë thënë se ato janë duke u proceduar./Portali D/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak