LAJMI I FUNDIT:

Sëmundja e lisë në Shqipëri, mjekët: Raste të shtuara tek fëmijët, mos neglizhoni shenjat

Sëmundja e lisë në Shqipëri, mjekët: Raste të shtuara tek fëmijët, mos neglizhoni shenjat

Pas qetësimit të situatës nga pandemia, rishfaqen sëmundjet ngjitëse kryesisht tek fëmijët.

Lia e dhenve, e njohur ndryshe si variçela, këtë periudhë ka shtuar numrin e të prekurve.

Mjekët infeksionistë tregojnë se dimri dhe pranvera janë stinët kur kjo sëmundje përhapet më shumë tek fëmijët e kopshteve dhe shkollave.


Nuk kanë munguar rastet me variçelë që kanë kërkuar trajtim spitalor, ndaj mjekët këshillojnë prindërit të mos neglizhojnë sëmundjen.

Mjekja infeksioniste Rajda Petrela tregon se sëmundja e lisë merrët gjatë kontaktit me të sëmurin.

Variçela shfaqet me temperaturë, me shenjat e kuqe dhe më pas puçrra në të gjithë trupin që, sipas mjekëve, këkojnë kujdes të veçantë.

Infeksionistët thonë se kjo sëmundje vijon të ketë përhapje në vendin tone, pasi në kalendarin e vaksinimit nuk është futur ende vaksina kundër variçelës.

Kalimi i sëmundjes së variçelës lë imunitet të përhershëm. Tek të vegjlit, sëmundja ka forma më të lehta, ndërsa të rriturit e kalojnë më rëndë./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori