LAJMI I FUNDIT:

Pas humbjes së madhe në peshë, Jessica Simpson mburret me veshjen e një fundi të vjetër dy dekada

Pas humbjes së madhe në peshë, Jessica Simpson mburret me veshjen e një fundi të vjetër dy dekada
(Foto: Instagram/jessicasimpson)

Jessica Simpson është mburrur se ka arritur të veshë një fund të vjetër që e kishte veshur për herë të parë kur ishte vetëm 22 vjeçare, kur ishte shfaqur në sezonin e parë të serialit real televiziv “Newlyweds: Nick and Jessica” me bashkëshortin e atëhershëm, Nick Lachey.

Këngëtarja dhe aktorja ka pozuar me një fund të ngushtë në oborrin e vilës së saj në Calabasas të Kalifornisë. Në përshkrimin e fotografisë, ajo ka bërë të ditur se ka humbur 45 kilogramë për të tretën herë radhazi.

41-vjeçarja e ka shoqëruar veshjen me pothuajse të njëjtën xhaketë, e cila bënte kontrast me këmishën e bardhë me prerje të ulët.


Ajo e kompletoi dukjen me sandale të zeza dhe bizhuteri të shumta, si dhe syze dielli elegante.

Jessica Simpson bën ndryshim drastik në pamje - zbulon se ka humbur 45 kilogramë për herë të tretë
Lexo po ashtu Jessica Simpson bën ndryshim drastik në pamje - zbulon se ka humbur 45 kilogramë për herë të tretë

Simpson tregoi për humbjen e madhe në peshë gjatë muajit të kaluar duke publikuar fotografi me bikini, teksa tregonte trupin e tonifikuar para miliona ndjekësve të saj në Instagram. /Telegrafi/