LAJMI I FUNDIT:

Këto janë dy rrugët që do të mbyllen nesër në Prishtinë, shkak Dita e Evropës

Këto janë dy rrugët që do të mbyllen nesër në Prishtinë, shkak Dita e Evropës

Rruga e quajtur ‘George Bush’ dhe ajo e ‘Garibaldi’ në Prishtinë me datë 9 maj ditë e hënë do të jenë mbyllura, njofton komuna e Prishtinës.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se këto dy rrugë do të jenë të mbyllura për kalimin e veturave nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites.


“Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura: Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të Bankës Qendrore.  Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës”, njofton komuna.

Sipas komunës së Prishtinës kjo gjë po bëhet me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë duke ftuar po ashtu qytetarët që të bashkëngjiten iniciativës më biçikleta dhe trotinetë, për shënimin e kësaj dite.

“Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat , trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, ka bërë të ditur komuna e Prishtinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori