Ministri Latifi, sot ligjëron në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio në SHBA

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, në këtë konferencë shkencore do të marr pjesë si Profesor vizitues i Hulumtimeve shkencore, që organizohet në Kolegjin Mjekësor të Nju Jork, në Valhalla, një nga fakultetet e mjekësisë më të vjetra në SHBA (1861), tash anëtar i Toro Univeristy, një nga Universitetet më të njohura në botë
Ai është ftuar të mbajë ligjëratën kryesore të këtij takimi shkencor me titull: “Zbutja e pabarazisë shëndetësore dhe transformimi i shëndetësisë së Kosovës përmes Qendrave klinike të ekselencës, nga këndvështrimi i kirurgut të traumës dhe Kryeshefit të kirurgjisë, tash Ministër i Shëndetësisë së Kosovës”.
Gjatë këtij prezantimi, ministri Latifi, do të diskutojë edhe për temat si: “Sfidat e rindërtimit të sistemit shëndetësor të një vendi në tranzicion”, “Roli i qendrave të Ekselencës klinike në zbutjen e pabarazisë në kujdesin shëndetësor”,
“Sfidat e kalimit nga Kryeshefi dhe Drejtori i Departamentit të Kirurgjisë në Ministër të Shëndetësisë” dhe “Ngjashmëritë e transformimit të Departamentit të Kirurgjisë dhe sistemit të Kujdesit Shëndetësor si nukleus i transformimit”.
Ne vitin 2020, Ministri Latifi ka marrë çmimin inaugural për hulumtime shkencore në Kolegjin Mjekësor të Nju Jorkut.
Në këtë konferencë shkencore, më herët kanë marrë pjesë kirurgë të njohur nga mbarë bota, të cilët me prezantimet e tyre kanë shpalosin njohuritë dhe përvojat e tyre shkencore, në sistemin shëndetësor botëror, përkatësisht në lëmin e kirurgjisë.
Ministri Latifi do të bisedojë me lidershipin e Universitetit të Touro-s për bashkëpunim në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore dhe të tjera.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Ministri Latifi do te vizitoj edhe Spitalin Ushtarak Walter Reed, Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington si dhe Universitetin e Arizonës, ku do të takohet me udhëheqësit e këtyre institucioneve, në kërkim të bashkëpunimit për implementim e qendrave të ekselencës, të parapara me programin e transformimit të shëndetësisë së Kosovës.
Gjithashtu, ai do të takohet edhe me shumë mjeëkë e lider të komunitetit shqiptar në SHBA për të diskutuar metodat më të mira të kthimit të trurit shkencor shqiptar në SHBA në Kosovë.
Dr. Rifat Latifi, kirurg i përgjithshëm dhe i traumës, përveç që është Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, është edhe kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe autor i 20 librave shkencor në fusha të ndryshme të kirurgjisë dhe Telemjekësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe