LAJMI I FUNDIT:

Dyshime se një helmim i shkaktoi vdekjen, të premten bëhet zhvarrosja dhe autopsia e trupit të Muamer Zukorliqit

Dyshime se një helmim i shkaktoi vdekjen, të premten bëhet zhvarrosja dhe autopsia e trupit të Muamer Zukorliqit

Zhvarrosja dhe autopsia e trupit të ish-kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Muamer Zukorliq, do të bëhet të premten më 6 maj, ka njoftuar djali i tij Usama Zukorliq.

Ai në Instagram ka shkruar se një vendim të tillë e ka marrë Gjykata e Lartë në Novi Pazar, përcjell Telegrafi.


“Gjykata e Lartë miratoi ekspertizën ndërkombëtare të përbërë nga studentë të mjekësisë ligjore nga Beogradi, Sarajeva dhe Hamburgu. Procesi do të monitorohet edhe nga Prokuroria e Shtetit të Bosnjë-Hercegovinës”, ka thënë Usama, i cili pasoi babain e tij në krye të partisë.

Ka dyshime për helmimin e tij, gruaja e të ndjerit Muamer Zukorliq thotë se myftiu ishte kërcënuar që nga viti 2006
Lexo po ashtu Ka dyshime për helmimin e tij, gruaja e të ndjerit Muamer Zukorliq thotë se myftiu ishte kërcënuar që nga viti 2006

Prokuroria e Lartë në Novi Pazar që prej datës 11 prill ka vepruar në bazë të kallëzimit penal të cilin ai e ka dorëzuar në Prokurorinë Publike Republikane (RJT), duke kërkuar që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes së babait të tij.

Më pas ai i ka dorëzuar RJT-së gjetjet laboratorike, të cilat, siç kishte thënë më herët, tregojnë se babai i tij nuk ka vdekur për vdekje natyrale, por është helmuar, përcjell Telegrafi.

Vdes Muamer Zukorliq, ish-kryemyfti dhe përfaqësues politik i boshnjakëve në Serbi
Lexo po ashtu Vdes Muamer Zukorliq, ish-kryemyfti dhe përfaqësues politik i boshnjakëve në Serbi

Duke iu drejtuar publikut, Usama Zukorliq tha se një laborator përcaktoi se ekzistonte një probabilitet i lartë që Muamer të ishte helmuar nga metalet e rënda, dhe tjetri se ai ishte helmuar nga ushqimi.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Lartë e mori në pyetje, ndërsa Gjykata e Lartë miratoi zhvarrosjen dhe autopsinë e trupit të Muamer Zukorliqit.

Ish-myftiu i Sanxhakut u nda nga jeta papritur më 6 nëntor, në moshën 51-vjeçare. Më pas si shkak i vdekjes u përmend një atak në zemër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori