LAJMI I FUNDIT:

Një kalimtar përleshet me taksistin në Beograd, më pas ‘përfundon mbi veturën e tij’

Një kalimtar përleshet me taksistin në Beograd, më pas ‘përfundon mbi veturën e tij’

Një skenë e pazakontë është regjistruar ditë më parë në një nga rrugët e Beogradit, Serbi.

Dhe pamjet, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale tregojnë momentin e përleshjes mes një që supozohet të jetë një kalimtar dhe një taksisti në mes të rrugës.


Pas shkëmbimit të disa goditjeve dhe ofendimeve në vendkalimin e këmbësorëve, taksisti është kthyer në veturën e tij, por i riu ka ndaluar para makinës dhe nuk ka dashur të largohet.

View this post on Instagram

A post shared by MOJ BEOGRAD (@moj_beo_grad_)

Kjo gjë nuk e ka penguar taksistin që të ndezë mjetin, kështu që i riu shumë shpejt u gjend mbi pjesën e përparme të veturës.

Sidoqoftë, pas disa metrash ai “zbriti” dhe taksisti u largua.

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri te konflikti, i cili mund të kishte përfunduar fatalisht. /Telegrafi/