LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse i fitoi votat për deputet iu kontestua rezultati, Kamberi: Loja ende nuk ka mbaruar

Edhe pse i fitoi votat për deputet iu kontestua rezultati, Kamberi: Loja ende nuk ka mbaruar

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci, Shaip Kamberi, ka thënë partia që udhëhiqet nga ai do të vazhdojë procesin deri në fund.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci, Shaip Kamberi, njëkohësisht pretendent për deputet në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se pavarësisht ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë për kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve në Tërrnoc, partia që udhëhiqet nga ai do të vazhdojë procesin deri në fund.


Për Kamberin, i cili është ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se loja ende nuk ka mbaruar.

“Loja është ngritur në një fazë krejtësisht tjetër, ne jemi në një betëjë për një mandat për arsye se pavarësisht zgjedhjeve të mbajtura në Tërrnoc dhe pavarësisht se arritëm të sigurojmë një mandat, dje SPS ka dorëzuar ankesë në komisionin komunal zgjedhor ku konteston rezultatin e zgjedhjeve me tendencë që të anulojë zgjedhjet në këtë vendvotim që do të na sjellë në një fazë të re politike, akoma nuk ka mbaruar loja”, është shprehur ai.

Sipas tij, vendimi përfundimtar i takon Gjykatës administrative, teksa shtoi se janë në një proces që mund të zgjasë dhe eventualisht me një vendim politik të anulohen zgjedhjet në këtë vendvotim.

Megjithatë, ai ka theksuar se pa mbaruar zgjedhjet në këtë vendvotim, nuk do të mund të formohet qeveria e re dhe as nuk do të mund të konstituohet parlamenti serb.

“Nga Tërrnoci varet komplet, sepse është vendvotimi i vetëm ku nuk ka përfunduar procesi zgjedhor dhe pa përfunduar ato nuk mund të formohet qeveria”, shtoi ai.

Po ashtu, Kamberi ka potencuar se gjatë ditës së zgjedhjeve në Tërrnoc, nuk është raportuar për ndonjë parregullësi deri në momentin kur është parë që partia e tij është duke dalur fituese.

“Gjatë gjithë ditës sa ka zgjatë procesi zgjedhor nuk është bërë asnjë vërejtje e vetme, nuk është ndëprerë procesi i votimit, por në momentin kur është parë që është arritur rezultati atëherë ora 23:00, komisionerët e SPS kanë bërë vërjetje, që ankesa e tyre pritet të shqyrtohet deri të mërkurën”.

Sipas tij, ata kanë bërë vetëm hamendësime.

“Pikat e tyre të ankesës janë se gjoja në Tërrnoc ka votuar një person për disa të tjerë, se kanë votuar njerëz pa letërnjoftim që do të duhej të konstatohej sipas ligjit në momentin kur është vërtetuar një rast i tillë, se në regjistër ka njerëz të vdekur e që është problem sepse kontrollohet nga ministria e pushtetit lokal dhe jo nga partitë politike, por për asnjërën nga pretendimet e tyre nuk ka as edhe një dëshmi të vetme”, është shprehur Kamberi.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori