LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi nga Kosova fiton çmimin e tretë në Olimpiadën Evropiane të Matematikës

Nxënësi nga Kosova fiton çmimin e tretë në Olimpiadën Evropiane të Matematikës

Kosova fiton një Çmim të Tretë dhe një Mirënjohje Nderi në Kupën e 10-të Evropiane të Matematikës – EMC

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar për një rezultat inkurajues për nxënësit nga Kosova.


Ka përfunduar me sukses për Kosovën Kupa e 10-të Evropiane e Matematikës – EMC 2021, e cila është mbajtur në mbi 30 shtete të botës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës  njofton se ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Çmim të Tretë dhe një Mirënjohje Nderi.

Dion Aliu, nxënës i klasës XI, ka fituar Çmim të Tretë me gjithsej 12 pikë.

Erjon Hasi, nxënës i klasës XI, ka fituar Mirënjohje Nderi me gjithsej 10 pikë.

“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze”.

Kjo shoqatë thotë se do të mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori