Kryeministri Albin Kurti, në Ditën e të Drejtave të Punëtorëve ka folur mbi përpjekjet e qeverisë që ai drejton për përmirësimin e kushteve për punë në Kosovë.
Kurti në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka përmendur të arriturat e qeverisë aktuale duke krahasuar me ato të mëparshmet.
Kreu i Qeverisë deklaroi se pas 11 vjetësh është hapur rruga për ngritjen e pagës minimale.
Sipas tij nga rritja e pagës minimalë në 265 euro bruto, do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë.
Tutje përmendi hapjen e vendeve të punës.
Kryeministri tha se nga 25 mijë vende të punës që i kemi hapur, janë 4 mijë gra të punësuara.
“Në 1 Maj, Ditën e të Drejtave të Punëtorëve e përditë përpjekja vazhdon. Prerje e qartë dhe kthesë e madhe për historinë e padrejtësive nga e kaluara. Për këtë u angazhuam në këtë një vit qeverisje. Në të gjitha fushat, e sidomos në të drejtën për punë e punësim të dinjitetshëm.
E filluam me sigurimin e kushteve që mundësojnë e lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës, e që përafrojnë tregun e punës me arsimin profesional. Pas 11 vitesh i hapëm rrugë ngritjes së pagës minimale. Miratuam në Qeveri e dërguam në Kuvend projektligjin për pagën minimale. Pra, rritje e pagës minimale për të gjithë në 264 euro bruto e 250 neto, nga 130 euro e 170 euro sa ishte. Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë. Ky projektligj mundëson edhe heqjen e shkallës së parë tatimore për tatimin në të ardhurat personale. Paga prej 250 euro nuk do të tatohet, ashtu siç edhe kishim premtuar. Ndikimi nga lirimi prej shkallës së parë tatimore kap vlerën prej 16 milionë euro, dhe prekë afër 300 mijë punëtorë të Republikës.
Punësimin e mbështetëm edhe me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Mbi 1,000 punëtorë u rikthyen në punë pas humbjes së vendit të punës gjatë pandemisë. Mbi 4,000 punëtorë, burra e gra përfituan nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar, e mbi 4,000 gra përfituan nga masa për mbështetjen për punësimin e grave.
Mbështetje shtesë për punëtorët e sektorit publik dhe privat me shumën e njëhershme prej 100 euro. Rreth 80,000 punonjës të sektorit publik kanë përfituar, e në sektorin privat do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë.
Për të mos lënë askënd prapa e për mundësi të barabarta, vitin 2022 e kemi shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar. Që kjo kategori e shoqërisë të aftësohet për punë dhe të punësohet, kemi masën e përkrahjes me 170 euro për të trajnuarin dhe me 100 euro biznesin ku mbahet trajnimi. Në rastet kur nga trajnimi pason punësimi, do të subvencionojmë pagën e të punësuarit me 270 euro.
Formalizimi i vendeve të punës ishte premtim i yni. Kemi ndërmarrë hapa konkret në realizimin e tij. Nëpërmjet vjegëzës elektronike të gjithë punëtorët mund të verifikojnë nëse janë të deklaruar nga punëdhënësi i tyre. Mjafton të vendoset numri personal në formular. Po aty mund të parashtrojnë ankesë për punëdhënësin në Administratën Tatimore të Kosovës, në rastet kur nuk janë deklaruar nga punëdhënësit.
Për t’ua lehtësuar barrën administrative bizneseve në deklarimin e punëtorëve, kemi publikuar format e kontratave të punës për kohë të caktuar, për shërbime të veçanta dhe për kohë të pacaktuar. Si rezultat i këtyre hapave në vitin 2021 kemi zyrtarizuar mbi 10,000 vende pune, teksa gjithsej janë hapur mbi 25,000 vende të reja pune.
Për trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve, jemi duke punuar për Projektligjin e punës dhe Projektligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Në Republikën tonë kemi fuqi punëtore të re dhe të talentuar. Për zbutjen e shkallës së papunësisë në mesin e të rinjve, jemi duke punuar në Skemën e Punësimit të Garantuar për të Rinj. Shumë shpejtë do të lansojmë platformën për këtë skemë.
Jemi duke ndarë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët duke lëvizur në vazhdimësi për të përfshirë më shumë gjenerata. Kemi rritur pensionet dhe pagesat për familjet që jetojnë me asistencë sociale dhe jemi kujdesur që lëvizjen e çmimeve ta kalojnë më lehtë. Arsimin publik e kemi bërë falas duke ndarë shtesa për studentët. Kemi ulur për 40% tarifat e përmbaruesve privat. Kemi fuqizuar gratë dhe vajzat duke synuar përfshirje sa më të barabartë të tyre nëpër institucione dhe duke ju ndarë bursa për shkollim. Kemi miratuar strategjinë kombëtare për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna. Jemi kujdesur që strehimoret të mbeten të hapura e të qasshme për gratë që përjetojnë dhunë në familje.
Raportimet zyrtare për papunësi të madhe në vend e kanë prapa një paradoks. Bizneset, industria nuk po arrijnë t’i plotësojnë vendet e lira të punës me punëtorë të kualifikuar shkaku i mungesës së tyre. Ky ka qenë sinjal që në qeverisjen tonë t’i japim prioritet Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Për këtë qëllim kemi themeluar Komisionin Ekzekutiv për bashkërenditje më të mirë ndërinstitucionale dhe për dialog me të gjithë akterët relevantë për zbatimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
Na pret shumë punë në arritjen e plotë të objektivit tonë për më shumë drejtësi e punësim.
Përgjatë një viti qeverisje kemi bërë edhe shumë punë të tjera për burrat dhe gratë punëtore por përherë mbetet hapësirë për të bërë më shumë. Mes efekteve të pandemisë dhe të luftës në Ukrainë që po e ndikon mbarë botën e sidomos Evropën, kemi bërë çmos që pjesët më të ndjeshme të shoqërisë tonë të preken sa më pak e ta përballojnë sa më lehtë këtë krizë të dyfishtë.
Bashkërisht, qeveria, arsimi, bizneset duhet t’i lidhin dijen dhe punën, që të rrisim vlerën dhe përvojën. Vlerën e mallit e shërbimeve dhe përvojën e punëtorit. Që të kemi edhe qytetarë më të mirë të Republikës, por edhe kontribuues për shoqërinë, për këtë brez dhe brezat që do të vijnë pas nesh”, shkroi Kurti, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama
Serwer: Uashingtoni foli shumë pak, kur njerëzit e Vuçiqit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në veri
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime