LAJMI I FUNDIT:

XP GAME FEST hap regjistrimet për turneun kualifikues në Dota 2 – DOTA KALLIM3

XP GAME FEST hap regjistrimet për turneun kualifikues në Dota 2 – DOTA KALLIM3

Xportal ka hapur regjistrimet për ekipet e interesuara në turneun e Dota 2, në kuadër të edicionit të dytë të festivalit XP GAME FEST.

Në turneun e këtij viti në Dota 2, janë ftuar tri super ekipe, ekipi më i mirë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.


Në turneun kualifikues i cili fillon me datën 14 maj nga ora 14:00, ekipi më i mirë do të këtë mundësin t’i bashkohet tri ekipeve të ftuara për në turneun kryesor LAN.

Tri ekipet e ftuara dhe ekipi fitues në turneun kualifikues do të përballen në një turne LAN në formatin ‘Bo3’, në Amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me datën 24 maj.

Rreth 3.000 euro shpërblime do të ndahen për katër ekipet pjesëmarrëse në turneun kryesor.

XP GAME FEST do të ndajë 13.000 euro në edicionin e dytë të festivalit të video-lojërave
Lexo po ashtu XP GAME FEST do të ndajë 13.000 euro në edicionin e dytë të festivalit të video-lojërave

Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të Xportal në Twitch, ndërsa turneu kryesor do të shfaqet edhe në kanalet e sportit të Artmotion.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/DotaKallim2022

/Telegrafi/