Nga: Gillian Tett / Financial Times
Përktheu: Agron Shala
Kryeministri britanik Boris Johnson, në fillim të këtij muaji ishte në kryetitujt e mediave, sepse udhëtoi për në Kiev për ta demonstruar solidaritetin me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ishte gjë që binte në sy, gjë që nuk mund të shmangej. Por, nëse Johnsoni dëshiron ta mbështesë Ukrainën kundër pushtimit rus, duhet ta bëjë një vizitë simbolike në një destinacion më të afërt: në selinë e kompanisë Lloyd’s në Londër, te tregu më i madh i sigurimeve në botë.
Në krahasim me sistemin bankar – kur është fjala te sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë – industria e sigurimeve deri tash është trajtuar shumë pak nga opinioni publik. Nuk është për t’u çuditur: shumica e politikanëve (dhe votuesve) kanë njohuri të kufizuara për rolin kompleks, por vendimtar në sektorin e financave dhe të tregtisë.
Mirëpo, tani kjo industri ka rëndësi të madhe. Nëse qeveria britanike – së bashku me homologët në BE e në ShBA – do t’ju kërkonin kompanive të sigurimeve të mos merren më me cisternat që transportojnë naftë ruse, kjo do të ishte arma tjetër e fuqishme në përpjekjet e perëndimorëve për ta shtrydhur Moskën.
Për të kuptuar pse kjo ka rëndësi, merrini parasysh rrjedhat aktuale të naftës. Javët e fundit – teksa po shtohet zemërimi për agresionin rus – disa kompani perëndimore, si Shell, e sanksionuan veten (me vonesë) duke e refuzuar naftën ruse. Dhe, administrata Biden gjithashtu ka vendosur embargo nafte – ndonëse kjo për ta ka vlerë kryesisht simbolike.
Por, kjo nuk i ka ndaluar eksportet. “Në shkurt dhe në mars, lëvizja e naftës së papërpunuar ruse përmes anijeve cisternë ishte pak më shumë se tre milionë fuçi në ditë, por më shumë se katër milionë fuçi në 17 ditët e para të prillit”, shkruajnë në një dokument, ekonomistët Anette Hosoi dhe Simon Johnson.
Kjo pjesërisht është kështu për shkak se BE-ja nuk ka vendosur embargo të naftës dhe të gazit, gjë që ka shtyrë Josep Borrellin – shefin e politikës së jashtme të BE-së – të ankohej në fillim të prillit se “që nga fillimi i luftës i kemi dhënë [presidentit rus Vladimir Putin] 35 miliardë euro, krahasuar me një miliard euro që ia kemi dhënë Ukrainës për t’u armatosur”.
Por, vendet joperëndimore – si Kina dhe India – me ritëm të përshpejtuar po i gëlltisin këto të zeza. “India i ka rritur në mënyrë drastike importet e saj – ka pasur rritje të pesëfishtë [që nga pushtimi]”, thotë Florian Thaler, bashkëthemelues i OilX-it, kompani kjo analitike për tregtinë e naftës. Kjo na ndihmon ta kuptojmë rikthimin e papritur të vlerës së rublës ruse: fondet po vërshojnë në arkat e Moskës teksa çmimi i naftës po rritet.
Një mënyrë për ta kundërshtuar këtë do të ishte futja e embargos së BE-së. Kjo mund të ndodhë, megjithëse është temë e diskutueshme. Sidoqoftë, kjo nuk do t’i ndalojë vendet jashtë BE-së që t’i ndalin blerjet, pasi “Kina dhe India nuk ndalen aq lehtë” nga thirrjet perëndimore, siç shprehet Thaler.
Kjo mund të ndryshojë nëse vendosen sanksionet ndaj kompanive tregtare që merren me naftë ose ndaj bankave që i financojnë këto tregti. Sidoqoftë, një opsion tjetër është te cisternat. Tash për tash ato i bartin rreth tri të katërtat e të gjitha eksporteve të naftës ruse, thekson Thaler – dhe pothuajse të gjithë naftën që rrjedh në Indi. Edhe Kina është shumë e varur nga cisternat, pavarësisht dy lidhjeve me tubacione me Rusinë.
Më shumë se gjysma e dërgesave të fundit të naftës nga Rusia, janë transportuar me cisternat që u përkasin kompanive me seli në Greqi – kjo sipas të dhënave të përpiluara nga Instituti i Financave Ndërkombëtare. Shumica e pjesës tjetër mbajnë flamuj rusë, kinezë, skandinavë dhe të Singaporit.
Kjo do të thotë se një mënyrë tjetër për Perëndimin – për ta reduktuar rrjedhën e cisternave – do të ishte ndalimi i anijeve të BE-së që ta prekin naftën ruse. Një tjetër taktikë më efektive që do të godiste anijet e shteteve që nuk janë të BE-së, do të ishte që qeveria britanike ta parandalonte sigurimin e flotës – që transporton naftë ruse – nga Lloyds Marine and Aviation; dhe që Mbretëria e Bashkuar, BE-ja dhe ShBA-ja të ndalen së ofruari siguri të pronës dhe të dëmshpërblimit nëpërmjet partnerëve të ndërsjellët të industrisë.
Kjo nuk do ta ndalonte gjithë qarkullimin, meqë “ekziston gjithmonë një element i lundrimeve pa sigurim”, ua tha javën e kaluar politikanëve britanikë, kreu i marinës dhe aviacionit në shoqatën Lloyd’s Markets, Neil Roberts. Rasti i Iranit tregon sesi tregtarët mund t’i shfrytëzojnë zbrazëtitë.
Por, shumica e shteteve nuk do të merren me flota të pasiguruara dhe do të ishte e vështirë për grupet e transportit detar që ta gjejnë një mbulim të shpejtë alternativ. Siç vëren Roberts, 95 për qind e flotës globale e përdor sigurimin P&I dhe Londra ofron 80 për qind të mbulimit për rastet e luftës.
Pra, a do të aplikohet ky mjet? Nuk është e qartë. Vetësanksionimi tashmë është duke ndodhur me kontratat e reja të sigurimit. Por, kompanitë e sigurimeve thonë se nuk mund t’i tërheqin ligjërisht kontratat ekzistuese – pa ndonjë urdhër të drejtpërdrejtë të qeverisë – ndërsa ankohen se situata aktuale është ngatërruar në mënyrë të rrezikshme. “Do ta bëj një paralele me Italinë e vitit 1935 [pas pushtimit të Abisinisë], kur kishte sanksione ndaj një shteti agresor, por kishte konfuzion nëse do t’ia vendosnin sanksionet edhe ndaj naftës. E, për këtë arsye dështuan”, shtoi Roberts në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
Për më tepër, drejtuesit e sigurimeve në heshtje po lobojnë kundër çdo lëvizjeje drakoniane meqë kanë frikë se kjo do ta dëmtonte statusin e tyre. Ndoshta.
Por, realiteti është se nëse eksportet e energjisë ruse nuk reduktohen, arkat e Putinit do të mbeten të mbushura. Dhe, teksa embargoja e BE-së dëmton (nëse materializohet ndonjëherë), ajo nuk do të ishte gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye, është koha që liderët perëndimorë, si Johnsoni, t’i shikojnë më mirë sigurimet – edhe nëse kontratat e Lloyd’s-it dhe ato P&I nuk janë aq të famshme sa shëtitja me Zelenskyn në Kiev. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje