LAJMI I FUNDIT:

A e keni ditur se për çfarë shërbejnë pikat e vogla të fryra, në butonin numër pesë të telekomandës së televizorit?

A e keni ditur se për çfarë shërbejnë pikat e vogla të fryra, në butonin numër pesë të telekomandës së televizorit?

Nëse shikoni tastierën tuaj numerike në një laptop apo telekomandën e televizorit, që të dy këto pajisje do të duhej ta kishin një lloj pike të vogël në butonin numër 5, e me raste edhe dy pika. Por a e dini se për çfarë shërbejnë ato?

Në shumicën e rasteve, këta artikuj i përdorim në baza ditore, e funksionojnë në atë mënyrë që t’ua lehtësojë jetën atyre që i përdorin ato, dhe ta kenë më të thjeshtë punën, transmeton Telegrafi.

Gjatë prodhimit të tyre, prodhuesit kanë menduar edhe për personat me shikim të dobët apo të dëmtuar – kështu menduan se vendosja e një lloji të pikës paksa të fryrë në numrin pesë, do të jetë një standard në prodhimin dhe kontrollimin e telekomandës.


Këto pika shërbejnë për të orientuar përdoruesin, e në veçanti ata që kanë shikim të dobësuar. Përmes pikës mund të dinë ma lehtë se ku gjenden butonat e tjerë në telekomandë.

E përveç se u ndihmon personave me shikim të dobët, pika në numrin pesë u ndihmon edhe atyre që nuk kanë problem me shikim – thjesht mund të orientohen pa pasur nevojë të shikojnë në telekomandë – por ia drejtojnë televizorit kur janë në dhomë që nuk ka dritë.

Pika të ngjashme gjenden në tastierën e kompjuterëve, por përveç në numrin pesë, gjenden edhe në shkronjë F dhe J. /Telegrafi/