Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.
Në një njoftim në Facebook pas takimit, Rama ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe situatën në rajon.
Ai gjithashtu ka shtuar se u diskutua edhe “për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.”
“Konsideratat e Ndihmës Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”, ka thënë Rama.
Pas takimit me Ramën, Donfried iu drejtohet Kryesisë së Kuvendit. Ajo zhvilloi një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe deputetët Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.
Ditën e djeshme zyrtarja u takua me komisionerin e BE, Oliver Varhelyi. Diplomatët e SHBA dhe BE theksuan rëndësinë e integrimit të shpejtë të rajonit që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Zyrtarja e lartë e DASH ka nisur një tur takimesh në Ballkanin Perëndimor. Donfried vizitoi Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Kosovën ndërsa dje ishte në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë konferencës së djeshme në Shkup, Donfried tha se SHBA-të mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City