LAJMI I FUNDIT:

Robin Krasniqi dhe Marigona martohen më 9 maj?

Robin Krasniqi dhe Marigona martohen më 9 maj?
Foto: Screenshot/Instagram

Ata janë një nga çiftet më të pëlqyera në showbizin shqiptar që kanë qenë në qendër të vëmendjes mjaft shumë kohëve të fundit.

Bëhet fjalë për boksierin e njohur shqiptar, Robin Krasniqi si dhe partneren e tij, tashmë të fejuarën Marigona Krasniqin.


Dyshja, të cilët u fejuan në fillim të këtij viti, në këtë muaj po ashtu kanë treguar se po bëhen prindër për herë të parë.

Krahas kurorëzimit në Gjermani, ata në shumë prej intervistave kanë theksuar se do të bëjnë edhe një dasmë.

Në ditëlindjen e 35-të, Robin Krasniqi zbulon se po bëhet baba për herë të parë
Lexo po ashtu Në ditëlindjen e 35-të, Robin Krasniqi zbulon se po bëhet baba për herë të parë

Siç mëson Telegrafi nga burime të brendshme, të njëjtit do të martohen më 9 maj (e hënë).

Dasma e tyre gjithashtu bëhet e ditur se do të organizohet në një nga restorantet e njohura në Prishtinë.

Robini dhe Marigona këtë kohë kanë qenë në lëvizje mes Kosovës e Gjermanisë, për shkak të angazhimeve në karrierë. /Telegrafi/