LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i vaksinimeve anti-Covid në Shqipëri

Bie numri i vaksinimeve anti-Covid në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Numri i të vaksinuarve në Shqipëri ka pësuar një ulje. Nga të dhënat që Ministria e Shëndetësisë ka dërguar për Euronews Albania rezulton se në muajin janar totali i dozave ka qenë 186,716.

Në muajin shkurt ka pasur një ulje ku janë kryer 96,121 dhe në muajin mars vetëm 60,117.


Nga këto, 61,335 doza të para janë aplikuar në muajin janar, 19,500 në muajin shkurt dhe 10,554 të tilla në muajin mars.

Sa i takon dozave të dyta, në muajin janar janë aplikuar 70,300, në muajin shkurt 42,508 dhe në muajin mars vetëm 20,583.

Shqipëria heq masat anti-Covid, nuk ka nevojë për certifikatë vaksinimi apo test për hyrje në vend
Lexo po ashtu Shqipëria heq masat anti-Covid, nuk ka nevojë për certifikatë vaksinimi apo test për hyrje në vend

Ndërsa, ulje ka pasur edhe për aplikimin e dozave të treta. Në muajin janar janë aplikuar 55,081 doza, në muajin shkurt 34,113 dhe në muajin mars janë aplikuar 28,980 doza.

Pak ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se duke filluar nga 1 maji, do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës por rekomandohet mbajtja e tyre në ambientet e mbyllura.

Gjithashtu, do të hiqet detyrimi për të paraqitur dokumentin e vaksinës, dokumenti i testimi për SARS Cov2, dhe certifikata e shërimit për shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare.

Një tjetër vendim i komitetit, është lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapja e klubeve të natës. Në të gjithë Shqipërinë, aktualisht janë rreth 400 raste aktive me COVID-19. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori