LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshorti i Halyna Hutchins i tronditur pas publikimit të pamjeve ku vdiq kinematografja në xhirimet e filmit “Rust”

Bashkëshorti i Halyna Hutchins i tronditur pas publikimit të pamjeve ku vdiq kinematografja në xhirimet e filmit “Rust”

Bashkëshorti i Halyna Hutchins, Mattheë, është i acaruar pas publikimeve të disa pamjeve në momentin që vdiq kinematografja ukrainase në xhirimet e filmit “Rust”.

Një e-mail që ka marrë Fox News Digital të mërkurën tregon se avokatët e Matthew mendojnë se zyra e sherifit në Santa Fe ka ‘shkelur të drejtat kushtetuese’ të familjes.


“Kjo ishte një kohë krejtësisht e pamjaftueshme duke pasur parasysh vëllimin e madh të materialit dhe nuk arriti t’i jepte [familjes] Hutchins “dinjitetin dhe privatësinë” që u ofron kushtetuta e New Mexico, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar që të ushtrohet diskrecioni dhe të ketë materiale të ndjeshme”, thuhet në e-mailin e marrë nga një burim pranë familjes.

Familja e Halyna Hutchins

Pamjet e Hutchins e shtrirë në tokë menjëherë pas gjuajtjes me armë do të ndikojnë shumë edhe në djalin e tyre të vogël, Andros, nëntëvjeçar.

“Ne kemi frikë, për shembull, se kjo pamje tronditëse e vdekjes së nënës së Andros mund të jetë material i përdorur nga ngacmuesit për ta abuzuar emocionalisht në të ardhmen”.

Publikohen pamje nga momenti kur Alec Baldwin qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins
Lexo po ashtu Publikohen pamje nga momenti kur Alec Baldwin qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins

“Ne kërkojmë që zyra juaj të respektojë të drejtat kushtetuese të Matthew, Halyna dhe Andros Hutchins për dinjitetin, privatësinë, respektin dhe drejtësinë në vijim. Ne kërkojmë gjithashtu që zyra juaj të heqë pamjet të Halyna Hutchins në dyshemenë e kishës”.

Sherifi i Santa Fe tha se niveli i përgjegjësisë së Alec Baldwin në të shtënat do të përcaktohet gjithashtu nga prokurori i Qarkut.

Kinematografja vdiq në tetor të vitit të kaluar në xhirimet e filmit “Rust”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTub

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori