Lëvizja Besa pa shumicë në Këshillin e Tetovës, të pavarurit dhe BDI kërkojnë llogari për drunjtë e kontratat
Seanca e Këshillit Komunal të Tetovë u anulua për shkak se nuk kaloi rendi i ditës. Vota në Këshill u ndanë 15 me 15, pasi një këshilltar i Besës do të emërohet shef i urbanizmit dhe ka dorëzuar mandatin. E kërkesa e këshilltarëve të pavarur që diskutimi për rrugën “Strasho Pinxhur” të futet si pika e parë e rendit të ditës bëri që ata të votojnë kundër.
“Në lidhje telefonike kryetari i komunës kur i kishte afaristët këtu unë i tash dhe i them prej drunjtë dhe përfundosh në Prokurori. Drunjtë mund të pritet ku do të respektohen gjithë dispozitat ligjore këtu pasi që neni dhe ligji për gjelbërim urban thotë se duhet të priten drunjë më të vjetër se 6 vite, duhet të bëhen ekspertiza që duhet të ndjek ai vend dhe ai lokacion. Si mund ai projekt të ndërpritet një muaj pasi e mori mandatin dhe pas gjashtë muajsh pa asnjë korrigjim ai projekt. Kontrata që bëhet për realizim, fillojnë punimet atëherë sillen, ishte krimi në atë projekt unë kërkojë këto pyetje të ja parashtrojë kryetarit edhe përsëri ja parashtroj këtu”, tha Hamdi Sulejmani, këshilltar “Më mirë për Tetovën”
Këshilltarët e BDI-së kërkuan që komuna të fusë në rend dite një pikë që ka të bëj me nënshkrimin e kontratës mes komunës së Tetovës dhe një Agjencie private për Punësim, në vlerë prej 300 mijë eurosh.
“Ne përkrahëm kërkesën e iniciativës “Më mirë për Tetovën” që të shtihet në pikë të rendit të ditës edhe gjithashtu kishim edhe një kërkesë tjetër që të futet në pikë të rendit të ditës të na jepet informacion për marrëveshjen që kanë bërë me firmën private për punësim të personave nga jashtë, ajo nuk kaloi dhe e pamë pse nuk kaloi dhe erdhëm në përfundim se nuk patëm kuorum për ta vazhduar rendin e ditës”, tha Blerim Osmani, këshilltar i BDI-së.
Kryesuesi i këshillit, Besar Durmishi, u shpreh se nesër do të thërrasin seancë të re , ndërsa shtoi se nuk janë kundër pikave, por se pos “Strasho Pinxhurit” ka edhe çështje të tjera që duhet të diskutohen.
“Kërkesa e tyre ishte që të vendoset si pikë e parë për informim për qytetarët ndërsa ne thamë se duhet të jetë pika e 8 e rendit të ditës që të shqyrtohen pikat e më pas të informohen. Këshilltarët e BDI-së kërkuan të shtohen për reportazhin që kishte bërë një media por këshilli ka programin vet që duhet të funksionojë dhe unë u thash që në momentin kur do të përgatisë administrata raport tremujor për reportazhin që kishte bërë mediumi do ju informoj. Do të duhet të ulemi edhe koordinohemi se ka edhe probleme të tjera jashtë “Strasho Pinxhurit” dhe disa probleme tjera si këshill, ndërsa për “Strasho Pinxhur” edhe ne kemi arsyetime dhe besoj se edhe ata kanë arsyetimet e tyre”, tha Besar Durmishi, kryesues i Këshillit.
Komuna e Tetovës ka vendosur që të gjithë drunjtë në rrugën “Strasho Pinxhur” të priten në mënyrë që t’u hapet rrugë punimeve, të cilat u ndërprenë për gjashtë muaj, ndërsa këshilltarët e listës së pavarur kërkuan elaborat edhe arsyetim për prerjet./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Burgim i përjetshëm”, avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit