LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas përfundimit të agresionit rus në Ukrainë, Ford nuk do t’i rihap bizneset në Rusi

Edhe pas përfundimit të agresionit rus në Ukrainë, Ford nuk do t’i rihap bizneset në Rusi

Kompania amerikane e motorëve Ford nuk do të nxitojë për të rihapur bizneset e saja në Rusi, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me konfliktin në Ukrainë, sipas Bill Ford, kryetarit ekzekutiv të kompanisë.

Duke folur për CNN-në, shefi i prodhuesit të veturave tha se do të ketë “vështrim të gjatë” ndaj Rusisë, raporton cnn.

“Një ditë do të ketë një Rusi të re. Por do të duhet pak kohë për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo dhe ne do të marrim kohën tonë me këtë. Është e rëndësishme që ne të bëjmë të saktë ekuacionin e të drejtave të njeriut. Dhe kjo, që ne mendojmë se vendi po shkon në rrugën e duhur”, shpjegoi Bill Ford.


Ford pezulloi operacionet në shtetin rus për një kohë të pacaktuar më 1 mars. Kompania e motorëve ka 50 për qind të aksioneve në Ford Sollers, një sipërmarrje e përbashkët midis prodhuesit amerikan të automjeteve dhe kompanisë ruse Sollers.

Ford Sollers operonte me tre fabrika në Rusi dhe punësonte rreth 4000 njerëz. Bill Ford tha se masa ishte “gjëja e duhur për t’u bërë” edhe pse ajo prekte punonjësit që nuk ishin pjesë e politikës ruse. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Cummins ka një mbushës të ri - ekskluzivisht për motorët me hidrogjen

Cummins ka një mbushës të ri - ekskluzivisht për motorët me hidrogjen

Auto
BMW do të heqë X4 në favor të modelit të elektrizuar?

BMW do të heqë X4 në favor të modelit të elektrizuar?

Auto
Të posedosh makinë në vendin më të ftohtë në planet ku temperaturat shkojnë minus 70 gradë, si banorët në Yakutia arrijnë të shmangin ngrirjen e automjeteve

Të posedosh makinë në vendin më të ftohtë në planet ku temperaturat shkojnë minus 70 gradë, si banorët në Yakutia arrijnë të shmangin ngrirjen e automjeteve

Auto
Rrjedhin të dhëna për vendndodhjen e 800 mijë veturave elektrike Volkswagen, Audi, Seat dhe Skoda

Rrjedhin të dhëna për vendndodhjen e 800 mijë veturave elektrike Volkswagen, Audi, Seat dhe Skoda

EVs
Nga Bentley Continental GT e deri të Ferrari 458, policia turke me flotë të veturave luksoze të sekuestruara

Nga Bentley Continental GT e deri të Ferrari 458, policia turke me flotë të veturave luksoze të sekuestruara

Auto
Tesla Model Y me ngjyrë të kuqe Midnight Cherry tani e disponueshme në Evropë

Tesla Model Y me ngjyrë të kuqe Midnight Cherry tani e disponueshme në Evropë

Auto
Kalo në kategori