UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë bërë thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për t’u siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin vaksinat.
Kjo thirrje vie në kuadër të javës Botërore të Imunizimit që festohet çdo vit gjatë javës së fundit të prillit.
“Kjo javë bën bashkë partnerët për të promovuar dhënien e vaksinave për t’i mbrojtur personat e të gjitha moshave nga sëmundjet. Udhëhequr nga UNICEF-i dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, tema e Javës Botërore të Imunizimit për këtë vit është #Jetë e gjatë për të gjithë.
Tema e këtij viti u përzgjedh për t’i nxjerrë në pah arritjet historike në fushën e vaksinimit përreth botës. Për më shumë se dy shekuj, vaksinat kanë ndihmuar që fëmijët dhe të rriturit të mbrohen nga sëmundjet serioze dhe vdekjeprurëse. Vaksinat janë një nga arritjet më të avancuara të shkencës moderne, me ndihmën e të cilave është arritur që të përgjysmohet vdekshmëria e fëmijëve dhe të shpëtohen miliona jetë në botë”, thuhet në njoftimin për media.
Më tej në njoftim thuhet se derisa rikujtojmë ndikimin historik të vaksinave, tani bota gjendet në një udhëkryq.
“Në aspektin global, pandemia COVID-19 ka paraqitur një ngarkesë të madhe mbi sistemet dhe shërbimet shëndetësore, gjë që paraqet kërcënim për progresin e arritur deri më tani në imunizimin rutinë në botë, përfshirë edhe Kosovën. Një shifër alarmuese prej 23 milionë fëmijësh nuk janë vaksinuar në vitin 2020. Ky numër mund të zvogëlohet vetëm nëpërmjet një angazhimi më të madh dhe investimit në shërbimet e imunizimit nga ana e të gjithëve”, thuhet në njoftim.
Kosova ka ende mangësi të theksuara për sa i përket imunizimit rutinë. Vetëm një në 3 fëmijë apo 73% e fëmijëve janë plotësisht te vaksinuar.
“Më shqetësuese është fakti që të dhënat shfaqën pabarazi të theksuara, për shembull, mbulimi i plotë me imunizim ishte bërë vetëm për 38 për qind të fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian (për të njëjtën grupmoshë), do të thotë më pak se gjysma e përqindjes së të gjithë fëmijëve në Kosovë.
Për të zvogëluar ndikimin e pandemisë COVID-19 në imunizimin rutinë, sidomos tek grupet e cenuara, UNICEF-i në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik nisi një fushatë derë më derë tek familjet për t’i identifikuar fëmijët që nuk ishin vaksinuar. Brenda pak më shumë se një viti, gjithsej 6,300 fëmijë – shumica e tyre nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – u identifikuan me të dhëna jo të plota të vaksinimit dhe u ofrua mbështetje që të vaksinoheshin nga ekipet mobile të vaksinimit të Mjekësisë Familjare përmes fushatës së imunizimit”, thuhet në njoftim.
Që nga fillimi i vitit 2021, OKB-ja ka bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë në mbështetjen e Kosovës në aspektin e planifikimit dhe shtrirjes së vaksinimit kundër COVID-19, duke përfshirë trajnimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe krijimin e vendeve të caktuara për vaksinim. Përkundër përpjekjeve kolektive, me mbulim vaksinimi prej 50 për qind deri më tani (të paktën me një dozë), kosovarëve u kërkohet ta rrisin shkallën e vaksinimit për t’u mbrojtur nga sëmundjet e mundshme serioze.
UNICEF-i dhe OBSH-ja bashkërisht theksojnë se duhet kërkuar çdo mundësi për t’i vaksinuar fëmijët dhe të rriturit sipas kalendarit rutinë të imunizimit. Të gjitha vaksinat e parakualifikuara nga OBSH-ja janë të sigurta dhe efikase. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025