Në Shqipëri ka disa kohë që ka nisur të bëhet i dendur diskutimi mbi … sovranizmin, mbi luftën ndaj ndërhyrjeve të elitës globale liberale dhe mbi mbrojtjen e vlerave të traditës etj. Pas 9 shtatorit të vitit të kaluar, lëvizja “Foltorja” e përdori gati në mënyrë të vazhdueshme dhe të sistematizuar këtë diskutim, këto togfjalësha duke i vendosur nën ombrellën e konservatorizmit. Edhe më herët, që prej vitit 2008 e më pas, ka pasur zëra të veçuar që i kanë artikuluar këto gjëra, por pas shtatorit kjo gjë u mor nga “Foltorja”, u vesh me petkun e mbrojtjes dhe jetësimit të konservatorizmit dhe u bë shumë më e pranishme.
Konservatorizmi është një filozofi politike apo një ide politike me rrënjë të vjetra në mendimin politik dhe sistemet qeverisëse të ShBA-së, Britanisë dhe mjaft vendeve të tjera të Evropës dhe botës me ngjyrat dhe përthyerjet e veta. Qoftë në vitet e para të tronditjeve të mëdha si revolucioni francez. kur Edmund Burke shkroi librin monumental “Refleksione mbi Revolucionin Francez” (që mbahet si traktati bazë i konservatorizmit), qoftë kur u themeluan ShBA-të me Deklaratën e Pavarësisë apo Letrat e Fedralistit (që janë gjithashtu një nga themelet e konservatorizmit e deri te lëvizja e re konservatore gati dy shekuj më vonë e nisur në ShBA, pas Luftës së Dytë Botërore konservatorizmi ruajti të paprekura disa pika kyçe të qenies së tij. Këto kishin të bënin me respektin e thellë për traditën, për besimin në Zot, për kufizimin e pushtetit, për prudencën, për frenimin e orekseve dhe epsheve pushtetore etj.
Sado përballë një ideologjie radikale dhe luftarake si ajo komuniste apo socialiste. lëvizja konservatore e përtërirë me Rusell Kirk, apo William Buckley, me Richard Weaver apo Leo Strauss, ajo kurrë nuk hoqi dorë nga këto pika themeluese. Ajo vazhdoi dhe vazhdon ende të prodhojë mendim dhe ide politike për sfidat e sotme pa u shmangur nga ky thelb.
Ky thelb i traditës konservatore, i kufizimit dhe i vetëkufizimit të pushtetit dhe oreksit personal, i respektit për besimin dhe vlerat e besimit, i ndërtimit të një qeverisjeje që mbron dhe garanton liritë dhe të drejtat natyrore të njerëzve, ka për premisë bindjen se njeriu është subjekt i pasioneve dhe i orekseve të fuqishme, të cilat po të lihen të pashtrënguara, janë të afta të shkatërrojnë të drejtat, komunitetin dhe shoqërinë.
Ky shtrëngim, ky kufizim megjithatë nuk mund të bëhet nga shteti, nuk mund t’i jepet shtetit ky pushtet, sepse ai bëhet tiranik dhe djeg çdo gjë siç bëri komunizmi apo çdolloj tiranie tjetër. Atëherë për mendimin konservator ky kufizim ky shtrëngim do të vijë nga vetja, nga frika prej Zotit, nga respekti dhe dashuria për Zotin, nga kultivimi i bindjes se është detyrë hyjnore dhe përgjegjësi të jesh i matur dhe i vëtekufizuar dhe të mos ndjekësh epshet apo pasionet e tua pa fre.
Edmund Burke shkruan se “njerëzit janë të kualifikuar për liri civile në përpjesëtim të drejtë me gatishmërinë e tyre për të lidhur me zinxhirë orekset dhe pasionet… shoqëria nuk mund të ekzistojë pa një pushtet kontrollues të vendosur diku që është brenda njeriut dhe pa dyshim buron nga lart në qiell”. Është e shkruar në Kushtetutën e përjetshme të gjërave se njerëzit me mendje të pamatura dhe pasione epshore të pakontrolluara nuk mund të jenë të lirë. Pasionet epshore që ata kanë farkëtojnë prangat e tyre”.
Edmund Burke përdori togfjalëshin imagjinatë morale, togfjalësh që u rimor nga Russel Kirk pas Luftës së Dytë Botërore për t’u bërë zemra që pompon gjak në mendimin dhe veprimin konservator. Imagjinata morale merr jetë brenda bindjes se ekzistojnë gjërat e përhershme që janë ligji natyror universal, ligjet e natyrës, e vërteta universale, Zoti, mësimet apo tekstet e shenjta. Gjërat e përhershme kanë karakter objektiv dhe kuptohen konceptualisht nga arsyeja. Ndërsa imagjinata morale i jep virtyt dhe kuptim jetës dhe asaj që ne bëjmë në politikë, në familje, në punë etj. Imagjinata morale është subjektive, tenton të bëjë bashkë virtytin me dijen dhe ta bëjë njeriun dhe shoqërinë të ndërtojnë jetën, familjen, institucionet, shtetin në mënyrë të tillë që gjithkush të jetë rob Zoti me të drejtat dhe liritë e tij të garantuara, pa dhunë, pa luftë etj.
Vlera të tilla si pavarësia e vendit, patriotizmi, atdhedashuria, kultura tradicionale, varret e të parëve, doket apo zakonet e trashëguara, sigurisht që janë vlera, të cilat mbrohen nga konservatorizmi, por kjo mbrojtje vjen si pasojë e bindjes te gjërat e përhershme dhe të imagjinatës morale që njerëzit kultivojnë. Këto vlera nuk vijnë si slogane në ndjekje të pushtetit apo luftës për pushtet.
Konservatorizmi që qarkullon sot, i përdorur gjerësisht nga “Foltorja”, ka në thelb sovranizmin, kundërshtimin e ndikimit të fuqive të huaja dhe të elitës se quajtur prej tyre liberale etj. Në radhë të parë, kjo nuk ka të bëjë fare me konservatorizmin. Kjo nuk niset dhe as nuk e synon që të ketë në qendër idenë e vetëkufizimit, vetëkontrollit të pasioneve dhe epsheve. Kjo nuk niset dhe as e ka fare synim që të ndërtojë një ligjërim dhe mendim nisur nga fakti që ekzistojnë gjërat e përhershme, që ekziston Zoti, që ekzistojnë tekstet e shenjta, qe ekziston ligji natyror, që ekziston e vërteta universale. Ky lloj “konservatorizmi”, për të cilin flet Foltorja dhe zëra të tjerë, nuk niset e as e ka fare synim që të ngjizë apo mëkojë një imagjinatë morale nisur nga të vërtetat e gjërave të përhershme, nga bashkimi i virtytit me dijen.
Ky lloj “konservatorizmi”, i cili gjendet në vende të ndryshme të botës sot pak a shumë në këtë mënyrë, është në thelb antikonservatorizëm, është antiburkean, është revolucionar, është shprehje e ndjekjes së pasioneve dhe pushtetit, është shprehje edhe e krizës dhe e pafuqisë për të qenë konservatorë, thotë George Will.
Ky lloj konservatorimi, sovranizmi, lufta ndaj elitës politike liberale globale me demek, është edhe shprehje dhe mveshje me “ide politike” e luftës për pushtet, e mospranimit të së vërtetës, vijon Will.
Ky lloj konservatorimi, sovranizmi, është edhe mënyra e vetme që iu ka mbetur forcave të tilla për të konstruktuar një armik. Dihet që politika nuk bën dot pa armiq, në politikë armiku është i domosdoshëm sidomos kur nuk mundesh të prodhosh mjete të tjera për të përkufizuar veten.
Në Shqipëri, artikulimi i këtyre qasjeve “konservatore”, i këtij sovranizmi nga “Foltorja” është e qartë se bëhet për nevoja të prodhimit të një armiku dhe për nevoja të justifikimit të veprimit politik. Z Berisha dhe njerëz të tjerë të “Foltores” kurrë ndonjëherë që nga 1991 nuk kanë folur për konservatorizmim, për vlera të tilla të luftës ndaj liberalizmit, për mbrojtje të traditës dhe besimit, për mospranim të martesave gay apo luftë ndaj pikëpamjeve të genderism-it apo asaj që njihet si politikat e identitetit. Kurrë ndonjëherë askush nga foltorja nuk ka folur kundër politikave të identitetit (identity politics). Është e qartë pse e bën “Foltorja” këtë ravgim “konservator”, që siç thamë është një lloj antikonservatorizmi.
“Foltorja”, në fund të fundit, është e sinqertë, ndonëse pjesërisht në lidhje me këtë qasje. Ajo ka nevojë të kundërshtojë ShBA-të. Ajo nuk mund të pranojë që ShBA-të dhe sekretari Blinken kanë marrë vendimin për non gratan ndaj z. Berisha dhe kësisoj u duhet një mënyrë për të kundërshtuar që është marrja nën kontroll me çdo mjet e opozitës dhe një ideologji që është “konservatorizmi”, sovranizmi. Mjetet për marrjen nën kontroll të opozitës jo vetëm që nuk kanë qenë konservatore, jo vetëm që nuk kanë pasur në zemër të tyre idenë e maturisë, vetëkufizimit, zinxhirëve burjkeanë mbi pasionet dhe orekset, por kanë qenë të tmerrshme me sharje, fyerje, shpifje, me leva dhe tulla. Mjetet kanë qenë ekstremisht antikonservatore, revolucionare.
Ndërsa sa i takon ideologjisë, me anë të kësaj ideologjie “konservatore” foltorja rreket të shitet si lëvizje që e kundërshton ShBA-në gjasme për qëndrime ideologjike. Me anë të kësaj ideologjie, “Foltorja” e kundërshton ShBA-në, ambasadoren Kim, ndihmësnënsekretarin Escobar, sekretarin Blinken etj., si mbrojtës të ideologjive liberale që sulmojnë “Foltoren” sepse “Foltorja” është me demek konservatore. Pra, “Foltorja” sulmohet, sepse është konservatore, non grata është shpallur sepse kjo është një përplasje e elitës politike amerikane liberale kundër konservatorëve.
Pra, ka një lloj sinqeriteti “Foltorja”, sepse e sheh veten në luftë me institucionet politike të qeverisë amerikane, me ShBA-në. Ky sinqeritet nuk është i plotë, sepse “Foltorja” përpiqet ta shesë këtë si luftë ideologjike, gjë që nuk është assesi, dhe ka zgjedhur në një moment të caktuar të flasë si konservatore sovraniste. Shqipëria ka nevojë vërtet për mendim konservator, për politika konservatore, për Parti Demokratike që i mbart këto vlera, por nuk ka nevojë për tëhuajësime të tilla, për përdorime të tilla shumë mediokre dhe të dëmshme. Sovranizmi nuk mund të jetë ideologji e jona, aq më tepër të bëhet ideologji për të na mbrojtur nga ShBA në emër të konservatorizmit. Gjithashtu, ky konservatorizëm antiburkean dhe antikonservator, ky konservatorizëm që në vend ta përmbajë epshin dhe oreksin, e ekzalton atë, e nxit atë nuk e c çon askund PD-në dhe Shqipërinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër