LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell gjatë tërë javës, të enjten rënie e lehtë e temperaturave dhe mundësi për riga shiu

Mot me diell gjatë tërë javës, të enjten rënie e lehtë e temperaturave dhe mundësi për riga shiu

Mot i mirë pritet të mbizotëroj në territorin e Kosovës deri nga fundi i javës së ardhshme, njofton Prishtina Weather.

“Kryesisht me diell e ngrohtë në fillim të javës.  Nga e enjta më shumë vranësira e rënie e lehtë e temperaturave. Mundësi për riga lokale shiu. Në javën e fundit të muajit prill, po paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm.  Ditëve të para të javës edhe do të mbetet ende mot i ngrohtë, e do të ketë edhe më shumë diell.  Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave lokale, ku ditën e martë mund të shoqërohen me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima rreth zonave malore”, njofton PW.


Ditën e enjte pritet të fillojnë vranësirat të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

“Nga dita e enjte do të fillojnë të shtohen vranësira, e gjasa të ulëta për riga lokale shiu priten përreth viseve malore.  Gjithashtu edhe temperaturat pësojnë një rënie lehtazi nën vlera mesatare. Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.  Natën në mes së martës e mërkurës, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror për shkak edhe të mosqarkullimit të mirë ajror, e vlerat e çastit kalojnë edhe në të dobëta.  Pasditeve nën kushte të motit të kthjellët e me diell, rritje mund të ketë edhe të ozonit sipërfaqësor, që vende-vende edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo dhe të dobëta”, ka bërë të ditur PW.

Sipas Prishtina Weather temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 gradë celsius minimalet deri në 23 gradë celcius.

“Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 8C, e maksimalet me një trend rritës deri të mërkurën nga 20C në 23C, e të enjten zbresin në 16C e 15C”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Lajme
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Politikë
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori