LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të vrarë në territorin e diskutueshëm të Kashmirit, para vizitës së kryeministrit indian Modi

Shtatë të vrarë në territorin e diskutueshëm të Kashmirit, para vizitës së kryeministrit indian Modi

Shtatë persona u vranë në dy përleshje të ndara në Kashmirin e kontrolluar nga India, një ditë përpara vizitës së kryeministrit, Narendra Modi në rajonin e diskutueshëm.

Një përleshje me armë shpërtheu në periferi të qytetit jugor Jammu pasi policia dhe ushtarët panë një grup personash të armatosur në Sunjwan.


Gjashtë rebelë të dyshuar dhe një oficer paraushtarak u vranë ndërsa dy oficerë policie kanë pësuar plagë të rënda.

Përleshja ngjau në zonën ku në vitin 2018 mbetën të vdekur pesë ushtarë dhe një civil, raporton aljazeera.

Rreth 15 km nga qyteti Sunjwan, Modi është planifikuar të flasë të dielën në ngjarjen e parë publike në rajonin e diskutueshëm që kur New Delhi i hoqi statusin gjysmë autonom në vitin 2019 dhe e ndau atë në dy territore.

Qeveria indiane tha se masa për të ndryshuar statusin e Kashmirit u bë për të integruar rajonin me shumicë myslimane me pjesën tjetër të vendit në mënyrë që të sillte zhvillim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori