LAJMI I FUNDIT:

Fundi i muajit prill është koha e duhur për mbjelljen e kungulleshkave

Fundi i muajit prill është koha e duhur për mbjelljen e kungulleshkave

Kungulleshkat janë të mbushura me fibra, minerale dhe vitamina.

Ato njihen si një ndër perimet më të rëndësishme për trupin e njeriut.

Kungulleshkat janë të përshtatshme edhe për bebet dhe përbëjnë bazën e supës së parë që ato provojnë në jetë.


Vlerat ushqyese të kungulleshkave

Vlerat e këtyre perimeve të rëndësishme janë të larmishme. Ushqyesit e tyre përthithen shumë lehtë nga organizmi i njeriut dhe janë të përshtatshme edhe për personat që vuajnë nga diabeti, gastriti apo mbipesha.

Kungulleshkat janë të pasura me vitamina C, B1, B2 dhe A. Ato përmbajnë edhe acid folik shumë i domosdoshëm për gratë shtatzënë dhe jo vetëm. Kungulleshkat ofrojnë pak kalori, gjë që i bën perfekte për njerëzit që duan të kujdesen për linjat e trupit.

Si të mbillni kungulleshkat në vazo?

Fundi i muajit mars dhe prilli janë muajt perfekt për të nisur procesin e mbjelljes së kungulleshkave. Dheu në vazon tuaj duhet pastruar mirë dhe plehëruar. Kungulleshkat mund t’i mbillni nga fara duke i futur ato në një thellësi prej 8-12 centimetrash. Kungulleshkat duhen mbjellë në një distancë minimale prej 15 centimetra nga njëra tjetra.

Nga kanceri i zorrëve deri tek humbja e peshës: Të gjitha arsyet përse duhet të gatuani më shpesh kungulleshka
Lexo po ashtu Nga kanceri i zorrëve deri tek humbja e peshës: Të gjitha arsyet përse duhet të gatuani më shpesh kungulleshka

Vazoja duhet mbajtur në një vend të ndriçuar mirë nga dielli. Pas mbjelljes së farave, kujdesuni që të hidhni ujë në vazo. Pas mbjelljes mund t’i ujisni bimët një herë në dy ditë, por kur moti është i nxehtë, edhe më shpesh, shkruan AgroWeb.

Dheu duhet mbajtur i lagësht por jo i qullët. Mos lejoni kurrë që dheu të thahet, veçanërisht në tre ose katër javët e para. Fertilizimi është i rëndësishëm veçanërisht gjatë verës dhe përpara tij, dheu duhet të jetë i ujitur.

Sapo të çelin filizat e parë, pritini ato më të dobëtit dhe jepuni hapësirë atyre që janë të shëndetshëm dhe në formë. Bima pritet të prodhojë kungulleshkat e para diku rreth 45-60 ditë pas çeljes së filizave. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kameliet njihen si “trëndafila dimri”: Kujdesuni për këto gjëra dhe do të lulëzojnë deri në ngricën e parë

Kameliet njihen si “trëndafila dimri”: Kujdesuni për këto gjëra dhe do të lulëzojnë deri në ngricën e parë

Lule
Kalo në kategori