LAJMI I FUNDIT:

​Presidenti i Letonisë, Egils Levits sot vizitë zyrtare në Kosovë

​Presidenti i Letonisë, Egils Levits sot vizitë zyrtare në Kosovë

Presidenti i Letonisë, Egils Levits sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Presidenti letones në orën 10:00 do të pritet me ceremoni të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.


Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani – Sadriu zhvillon takim me homologun letonez si dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë për media.

Presidenti i Letonisë, Egils Levits, në mesditë do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. /Telegrafi/