LAJMI I FUNDIT:

Clark në Kosovë, me kryeministrin Kurti biseduan për energjinë, jo edhe për sigurinë

Clark në Kosovë, me kryeministrin Kurti biseduan për energjinë, jo edhe për sigurinë

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti ka folur vetëm për projekte energjetike, me theks të veçantë për energjinë solare.

Ai pas takimit me shefin e qeverisë kosovare tha se nuk kanë biseduar për sigurinë në Kosovë dhe rajon.


“Ne folëm për zhvillimin e energjisë në Kosovë. Diskutuam vetëm se sa shpejt mund të sjellim energjinë solare, e dimë se është koha që të gjitha vendet në juglindje të Evropës të largohen nga përdorimi i energjive që emetojnë karbon dhe ta zhvillojnë energjinë solare sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Clark për Klan Kosovën.

Ish-komandanti i NATO-s konfirmoi se nuk është këshilltar special i ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, me të cilin gjithashtu është takuar, por vetëm një mik i tij.

“Unë nuk jam këshilltar special, jam veç një mik. Unë mund ta këshilloj këdo, nuk ka ndonjë caktim të veçantë”.

Clark ka deklaruar se ministri Mehaj dhe kushdo mund ta thërrasë dhe t’i tregojë se si po shkojnë gjërat, duke shtuar se nuk është marrë me diçka në veçanti në Ministrinë e Mbrojtjes.

Wesley Clark udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s 23 vjet më parë mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori