Kovaçevski – Sekizcok: Maqedonia e Veriut është partner dhe faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon
U konfirmuan marrëdhëniet e mira tradicionale dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë dhe u shqyrtuan mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevskit me Hasan Mehmet Sekizqok, ambasador i Republikës së Turqisë në vend.
Siç bëjnë të ditur nga Qeveria, në takim është konstatuar se si partnerë në NATO, për të dyja shtetet janë të hapura mundësi shtesë për përparimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Është biseduar për më shumë çështje aktuale, siç janë sfidat e luftës në Ukrainë dhe për mënyrën e tejkalimit të tyre, veçanërisht në pjesën e sigurimit të ushqimit dhe energjisë. Njëherësh, shtohet, bashkërisht është vlerësuar se dialogu është e vetmja zgjidhje e arsyeshme për çdo çështje të hapur.
“Në takim është transmetuar se Turqia e sheh Republikën e Maqedonisë së Veriut si një partner të rëndësishëm në Ballkan dhe se integrimet euroatlantike të shtetit tonë do të thotë kontribut në stabilitetin e të gjithë rajonit”, theksohet në kumtesë.
Kryeministri Kovaçevski, theksohet, ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Turqisë në përparimin e shtetit tonë, theksoi se Turqia është ndër investitorët më të rëndësishëm në vend dhe se marrëdhëniet dypalëshe vazhdojnë të zhvillohen në një frymë efikase dhe miqësore.
Kovaçevski tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndërmerr hapa konkretë në mbështetjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe zbaton vlera evropiane në politikat, jashtëzakonisht për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit dhe në këtë mënyrë vazhdon të punojë, theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!