LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton Kupën e Kosovës, në konkurrencën e meshkujve në volejboll

Peja fiton Kupën e Kosovës, në konkurrencën e meshkujve në volejboll

Peja ka mposhtur Ferizajn në finale me rezultat 3-1 (25-22, 18-25, 25-22, 28-26), për t’u shpallur kampione e Kupës për vitin 2022.

Pejanët fituan setin e parë me rezultat të ngushtë, teksa ferizajasit u përballën me lëndimin e pranuesit, Samuel Amorim, i cili nuk ishte i gatshëm të vazhdonte ndeshjen pas dëmtimit.

Në setin e dytë, Ferizaj u rikthye duke fituar me rezultat 18-25, por fatkeqësisht u përball me një tjetër lëndim – me korrektorin Olavo Veiga që e pësoi dhe, po ashtu, nuk arriti ta vazhdojë ndeshjen.


Peja, në anën tjetër, shfrytëzoi epërsinë numerike në bankën rezervë, duke fituar dy setet e radhës për t’u shpallur eventualisht kampion i Kupës së Kosovës.

Medaljet u ndanë nga drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), derisa pejanët festuan triumfin e merituar.

MVP i finales u shpall Bardhyl Hajdaraj.

Në trend Sport

Më shumë
Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Përfaqësueset
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

La Liga
Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Sport
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Kalo në kategori