Mbahet në Prishtinë takimi i parë i investitorëve nga Forumi Keiretsu SEE i Rrjetit të Angel Investors
Forumi Keiretsu për Evropën Juglindore, rrjeti më i madh i investimeve dashamirëse të kapitalit privat në botë me bazë në Shtetet e Bashkuara, ka mbajtur Takimin e Parë të Forumit të Investitorëve të enjten e 14 prillit në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.
Ky forum me investitorët engjëj më aktivë dhe të suksesshëm, është mbajtur për herë të parë në Kosovë e rajon dhe do të shërbejë si gjenerator për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Gjithashtu, përmes këtij forumi Kosova do të ketë mundësi të shpërfaqë talentin që posedon duke marrë parasysh faktin që ka popullsi me moshë mesatare të re, si dhe do të ulet papunësia – veçanërisht te të rinjtë, të cilët idetë e tyre mund t’i zhvillojnë në biznese.
Talentët e Kosovës do të kenë mundësinë që të prezantohen përpara akterëve më të rëndësishëm botërorë në botën e biznesit.
Në kuadër të këtij rrjeti hyjnë Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia, ndërsa zyra qendrore është në Kosovë.
Në forum janë prezantuar pesë kompani inovative nga rajoni dhe Kosova.
Hapjen e forumit e bëri Ardian Hoxha nga Forumi Keiretsu, ndërsa pjesë e panelit ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë “TIVE”, Astrit Leti – i cili ka treguar se si kjo kompani ka arritur të sigurojë 54 milionë euro kapital.
Mysafirë të tjerë ishin akterët kryesorë të botës së fushës së biznesit dhe ndërmarrësisë, duke përfshirë sponzorët ndërkombëtarë.
Gjithashtu në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Banka Evopiane për Rekonstruktim dhe Zhvillim (EBRD), Odat Ekonomike Amerikane, Bankat Komerciale, etj.
Forumi do të mbahet çdo dy muaj, në Prishtinë.
Rreth Forumit Keiretsu
Forumi Keiretsu është një komunitet global investimesh me investitorë dashamirës (Angel Investors) të akredituar të kapitalit privat, kapitalistë sipërmarrës dhe investitorë korporata/institucionale. Forumi Keiretsu u themelua në Gjirin Lindor të San Franciskos në Kaliforni në vitin 2000 nga Randy Williams. Forumi Keiretsu është një rrjet mbarëbotëror i resurseve të kapitalit, dhe marrëveshjeve me 60 shtete në 3 kontinente. Anëtarët e Forumit Keiretsu investojnë në mundësi investimi të larmishme dhe të cilësisë së lartë. Komuniteti forcohet nëpërmes përfshirjes së tij në aktivitete sociale dhe bamirësie.
Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për mungesën e financimit, Forum Keiretsu SEE po hyn në Evropën Juglindore si një ekosistem rajonal i inovacionit dhe sipërmarrjes në zhvillim – duke bashkuar që të gjithë në të njëjtin vend, udhëheqës të jashtëzakonshëm lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, organizata, sipërmarrës – të rijnë ambiciozë dhe novatorë që kërkojnë kapital për startup-et e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare