LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri Ahmeti takon shefen e Zyrës ndërlidhëse greke, flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

Zëvendësministri Ahmeti takon shefen e Zyrës ndërlidhëse greke, flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës, Heleni Vakali.

Siç njofton Zyra për media e MPJD-së, në takimin e parë me ambasadoren Vakali, zëvendësministri Ahmeti i uroi fillimin e mandatit të saj në Kosovë dhe e siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me misionin që ajo drejton.


“Me ambasadoren Vakali u diskutua për projektet e shumta të bashkëpunimit mes të dyja vendeve në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit e kulturës”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.

Mes tjerash, në njoftim thuhet se “zëvendësministri Ahmeti u shpreh i kënaqur me faktin që ky bashkëpunim i ngushtë po manifestohet edhe me vizitën e nesërme të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostat Fragogiannis”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori