LAJMI I FUNDIT:

Taksistët në Tetovë nuk i gëzohen rritjes së çmimit

Taksistët në Tetovë nuk i gëzohen rritjes së çmimit

Rritja e çmimit për shërbimet taksi në Tetovë u prit shumë mirë nga taksistët, mirëpo ky gëzim i tyre nuk zgjati shumë pasi komuna doli me urdhëresë për plotësimin e disa kushteve për të punuar taksi. Ndër to, edhe detyrimi që makinat të plotësojnë standardin Eko 5, por edhe të kenë firmë të regjistruar. Kjo nxiti reagimin e taksive, por nga komuna thonë se mos plotësimi i këtyre kushteve do të rezultojë me dënime, madje edhe konfiskim të makinës.

“Ndër kushtet kryesore është që çdo ndërmarrje apo person fizik duhet të ketë të paktën firmën e regjistruar, vetura në gjendje të mrië teknike, ngjyra e bardhë është paraparë dhe vetura të jetë eko 5”, tha Memet Jonuzi, Shef i sektorit për veprimtari publike

Taksistët shprehen se këto kushte do të lënë pa punë një numër të madh të tyre, për shkak të pamundësisë për plotësimin e tyre.


“Ne nuk kemi, taksistët nuk kanë për Eko 5, dhjetë mijë euro makinë duhet të kem ku ti marrim”, tha një taksist.

“Nuk e di, s’di çka të them nuk mund ti mbërrijmë këto ti bëjmë veturat si kërkon komuna. Gjithë ditën ne rrimë për dhjetë euro kjo është e gjitha. Kushtet janë tejet të rënda, mirë kërkon komuna po nuk mund ta mbërrijmë. Më mirë ta lesh këtë punë, se nuk mund të mbijetoj, dhjetë dënime kam”, tha një tjetër taksist.

Taksistët privat, kanë bërë madje edhe një peticion, dhe kërkojnë nga komuna lehtësimin e masave.

Në Tetovë për momentin qarkullojnë rreth 400 vetura që japin shërbime taksie, ndërsa, sipas statistikave të komunës dhe policisë, vetëm 70 makina janë me licencë dhe që i plotësojnë kushtet, ndërkohë qindra të tjera, vazhdojnë të funksionojnë në të zezë dhe pa i plotësuar kushtet.

Për shërbimin e taksisë pronarët duhet të paguajnë 1000 denarë në vit makinën dhe 3000 denarë për licencën e cila do të ketë afat 4 vjeçar. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori