LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite do të lejojë deri në 1 milion njerëz të bashkohen në pelegrinazhin e Haxhit këtë vit

Arabia Saudite do të lejojë deri në 1 milion njerëz të bashkohen në pelegrinazhin e Haxhit këtë vit

Arabia Saudite do të lejojë deri në 1 milion njerëz të bashkohen në pelegrinazhin e Haxhit këtë vit.

Me këtë, vendi do të zgjerojë në masë të madhe numrin e pjesëmarrësve në ngjarjen kyçe për pjesëmarrësit nga jashtë mbretërisë pas dy vitesh kufizime të rrepta për shkak të COVID-19.


Pelegrinët në Mekë këtë vit duhet të jenë nën moshën 65 vjeç dhe të vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit, tha Ministria e Haxhit dhe Umres në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve SPA.

Siç është thënë më tej, përcjell Telegrafi, pjesëmarrësit nga jashtë vendit do të lejohen këtë vit, por duhet të paraqesin një test të fundit negativ për COVID-19 dhe do të respektohen masat paraprake shëndetësore.

Vitin e kaluar, mbretëria kufizoi Haxhin vjetor, një nga pesë shtyllat kryesore të Islamit, në 60,000 pjesëmarrës vendas, krahasuar me 2.5 milionë para pandemisë.

Vizitat në vendet më të shenjta të Islamit në Mekë dhe Medinë për Haxhin dhe Umren, më parë i sollën mbretërisë rreth 12 miliardë dollarë në vit, sipas të dhënave zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori