LAJMI I FUNDIT:

Kosova pëson humbje ndaj Norvegjisë në debutimin e përzgjedhëses Andersen

Kosova pëson humbje ndaj Norvegjisë në debutimin e përzgjedhëses Andersen

Kosova në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në duel me Norvegjinë, me rezultat 5-1.

Ndeshja u zhvillua në Sandefjord nëpër mot të vështirë me reshje bore, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.


Në këtë ndeshje te dardanet debutoi përzgjedhësja Karin Anneli Andersen.

Ashtu siç pritej norvegjezët e dominuan lojën dhe arritën të realizojnë dy gola të shpejtë nëpërmjet Ada Hegerberg, në minutat 21 dhe 23, derisa shifrat në 3-0 i çoi Frida Maanum, në minutën e 31-të.

Kosova e nisi mirë pjesën e dytë dhe arriti që përmes Erëleta Memetit ta ngushtojë rezultatin në 3-1, në minutën e 55-të.

Megjithatë, pesë minuta më vonë Hagerberg shënoi golin e saj të tretë në minutën e 60-të, derisa rezultatin përfundimtar, 5-1, e vendosi Celin Bizet Ildhusoy në minutën e 84-t.

Pas kësaj fitoreje Norvegjia e përforcoi pozitën e parë në Grupin F, me 19 pikë, derisa Kosova mbetet e parafundit me katër pikë.

Ndeshjen e ardhshme Dardanet e zhvillojnë më 12 prill në “Fadil Vokrri” kundër favorites tjetër të grupit, Belgjikës.

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori