LAJMI I FUNDIT:

​Nënshkruhet marrëveshja financiare për projektin e stacionit të autobusëve në Podujevë

​Nënshkruhet marrëveshja financiare për projektin e stacionit të autobusëve në Podujevë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR), Fikrim Damka, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve” në Podujevë.

Në një postim në Facebook, Bulliqi shkruan se faza e parë e projektit, për të cilin u tha se pritet të fillojë së shpejti, kap vlerën 240 mijë euro dhe përveç MZHR-së, participues janë edhe Komuna e Podujevës dhe Ministria e Mjedisit.


Bulliqi dhe Damka sot nënshkruan edhe aneks-marrëveshjen për vazhdimin e projektit për ndërtimin e urave në Gllamnik, Bajçinë dhe Sfeçël në vlerë 40 mijë euro.