Ndërhyrja në parandalimin e rritjes së çmimeve të produkteve esenciale po konsiderohet i vështirë nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. Ai thotë se inflacioni është i importuar dhe çdo ndërhyrje do të kishte efekt negativ në ekonominë e vendit.Gjatë raportimit në Komisionin për buxhet, punë dhe transfere, Mehmeti tha se vetëm në janar të këtij viti shkalla e inflacionit ka qenë 7.1 për qind.
“Norma e inflacionit vetëm për muajin dhjetor arriti në 6.7 për qind, gjatë janarit ishte 7.1 për qind. Kur jemi te rritja e inflacionit duhet të kemi parasysh, përmenda më herët se kemi rritje të importit 4.6 miliardë euro dhe mund të themi që kemi një inflacion të importuar si rezultat i importeve…Ne si BQK dhe Qeveria nëse shkojmë dhe marrim masa me qëllim të parandalohet inflacioni, edhe pse është e vështirë sepse është inflacioni importuar, atëherë do të afektojmë ose do të kemi efekt negativ në ngritjen ekonomike”, tha ai.
Krahas kësaj, guvernatori Mehmeti tha se stabiliteti financiar është i qëndrueshëm dhe theksoi se sektori bankar është në gjendje të mirë për t’u përballur me ndonjë tronditje të mundshme, pas agresionit rus në Ukrainë.
“Sektori bankar i vendit është në një gjendje të mirë për t’u përballur me një tronditje të mundshme, por megjithatë kemi krijuar një ekip brenda BQK-së që monitoron zhvillimet globale dhe implikimet e mundshme në ekonominë e vendit”, tha Mehmeti.
Nga ana tjetër, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj adresoi kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për politizim të bordeve publike. Ai tha se përballë e ka anëtarin e ri të bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, i cili, sipas tij ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LVV-së.
“Vetëvendosje ka ardhur në pushtet që të mos kemi borde të politizuara. Nuk e vlerësoj anën profesionale të askujt, por unë e kam përballë një kandidat me numër 64, ka kandiduar për deputet të LVV-së”, tha ai.
Mirëpo, guvernatori Mehmeti tha se s’kanë pasur asnjë ndikim politik në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit të BQK-së.
“Asnjëherë, bash asnjëherë, asnjë person nuk na ka thirrur dhe as pyetur. Përkundrazi, ne kemi bërë presion dhe kjo ka qenë edhe në raportin e progresit që të kompletohet bordi i Bankës Qendrore”, tha ai./KP
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!