LAJMI I FUNDIT:

Ipko bën ftesë për aplikim për mirëmbajtjen e pajisjeve të klimatizimit në objektet dhe dyqanet e IPKO-së

Ipko bën ftesë për aplikim për mirëmbajtjen e pajisjeve të klimatizimit në objektet dhe dyqanet e IPKO-së

IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurues për “Mirëmbajtja e pajisjeve të klimatizimit në objektet dhe dyqanet e IPKO-s”.

Dokumentacioni me kushtet e përgjithshme për aplikim/ofertim mund të tërhiqet prej datës 6 deri me 11 Prill 2022 në ndërtesën e IPKO-s në Rr. Zija Shemsiu, nr.34, Ulpianë, Prishtinë.

Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më larg se 14.04.2022, ora 11:00. Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.

IPKO Telecommunications       

Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.34, 10000 Prishtinë.

Artikull i sponzorizuar