LAJMI I FUNDIT:

Tri shenja që ju ndihmojnë të kuptoni nëse vendi i punës përshtatet me tipin tuaj

Tri shenja që ju ndihmojnë të kuptoni nëse vendi i punës përshtatet me tipin tuaj

Vendimi për të ndërruar vendin e punës s’është kurrë i lehtë, por para se t’ju pushtojë paniku nëse jeni në një moment të tillë, kujtoni që ndryshimi është gjithnjë i mirë!

Sidoqoftë, një pjesë e mirë njerëzish konceptin e një vendi të mirë pune e lidhin me ndikimin që ky vend ka në gjendjen e tyre emocionale.

Jo gjithnjë ambientet ku punojmë lidhen me personalitetin dhe psikologjinë tonë, duke na e bërë dyfish të lodhshme rutinën. Si mund ta kuptoni këtë?


Referuar studimeve psikologjike, disa lloje vendesh pune që janë mbytëse për personalitete të caktuara, shkruan Psychology Today.

1. Vendet e punës që fokusohen vetëm tek fitimi

Ka disa vende pune, filozofia e të cilave është e fokusuar totalisht tek produktiviteti, përfitimet dhe performanca e punonjësve duke i kushtuar fare pak vëmendje mirëqenies së punonjësve, ndërveprimet mes njerëzve apo përgjegjësisë sociale.

2. Ambientet mikro-menaxheriale, me nivel të lartë stresi

Ky vend pune është i pashëndetshëm për shumicën e njerëzve pasi mungon autonomia një nga elementët kryesorë për mirëqenien e punonjësve.

Të tilla ambiente të mbajnë gjatë gjithë kohës në stres dhe pasiguri pasi i mungon organizimi dhe menaxhimi i mirë.

3. Pozicionet “punë nga shtëpia”

Fillimisht të punosh nga shtëpia duket qejf, derisa me kalimin e kohës kthehet papritur në makth. Gjatë një studimi të fundit u vu re se një pjesë e mirë njerëzish nisën të praktikonin zakone të këqija si konsumimi i alkoolit gjatë orëve të punës, lodhje e parakohshme, Netflix në orar të punës apo një gjumë i shkurtër.

Të tilla pozicione reduktojnë aftësinë për të qenë të disiplinuar apo social me kolegët. Jo rastësisht, ky pozicion është më problematik për njerëzit ekstrovertë. /Telegrafi/