Procedura TAVI në Zan Mitrev Clinic – për zëvendësimin e valvulës së aortës pa operacion
Tek pacientët me sëmundje të rëndë të valvulës së aortës, stenozë (ngushtim) të aortës zgjidhja e vetme është zëvendësimi i saj. Zëvendësimi mund të kryhet me ndihmën e kardiokirurgjisë ose procedurës TAVI. Kirurgjia klasike si një zgjidhje për zëvendësimin e valvulës së aortës përfshin një sërë rreziqesh si dhe shërim më të ngadaltë. Ndërkohë metoda TAVI përjashton operacionin, pra hapjen e gjoksit të pacientit.
Çfarë është procedura TAVI dhe për kë synohet?
TAVI, ose implantimi transkateterik i valvulës së aortës, është një procedurë për trajtimin e stenozës së rëndë të aortës pa kirurgji. Kjo nënkupton një qasje më pak invazive, duke implantuar një valvul artificiale pa prerje në sternum, duke përdorur një sistem të sofistikuar kateterizimi përmes arterieve të ijeve.
Megjithëse TAVI konsiderohet ende një procedurë relativisht e re, ajo përdoret dhe miratohet gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për trajtimin e disa pacientëve me rrezik të lartë me stenozë të rëndë të aortës.
Cilat janë avantazhet?
Gjetjet më të fundit mjekësore tregojnë se pacientët me rrezik të lartë me stenozë të rëndë të aortës trajtohen më së miri me procedurën TAVI e cila është një ndërhyrje më e sigurt në krahasim me operacionin konvencional të sëmundjes së valvulës së aortës.
Procedura TAVI rekomandohet te këta pacientë për disa arsye:
-Ka më pak trauma për pacientin gjatë ndërhyrjes,
-Ofron rehati më të madhe për pacientin,
-Ka më pak komplikime para dhe pas procedurës, në krahasim me operacionin klasik tek pacientët me rrezik të lartë me stenozë të rëndë të aortës.
Si kryhet procedura?
Pas vlerësimit të saktë ekografik dhe ekzaminimit angiografik të zemrës dhe aortës së bashku me enët periferike të gjakut si dhe koronarografisë selektive, fillon procedura TAVI, pra vendoset valvula e aortës transkateterike përmes një prerjeje të vogël në zonën e ijeve.
Vendosja e valvulës së aortës përmes kateterit (TAVI) kryhet në sallën e angiografisë. Pacienti është nën anestezi të përgjithshme. Vendoset një stimulues kardiak i përkohshëm në venën e qafës për të kontrolluar ritmin e pulsit gjatë aplikimit të valvulës biologjike të aortës. Nëpërmjet arteries së ijës (majtas ose djathtas) e cila hapet me një prerje të vogël kirurgjike vendosen tuba plastikë përmes të cilëve futet valvula biologjike e aortës në zemër dhe vendoset në vend të valvulës së vjetër. Pasi vendoset valvula biologjike, ajo hyn menjëherë në punë. Vendosja kryhet gjatë mbikëqyrjes së vazhdueshme me rreze X dhe aortografive të shpeshta (para, gjatë dhe pas implantimit) dhe aktivizimit të një stimuluesi kardiak (pacemaker) në 180/min. Vendosja e valvulës së re pasohet nga mbyllja kirurgjikale e arteries në zonën e ijeve dhe transferimi i pacientit në departamentin e kujdesit intensiv.
Pas ndërhyrjes, pacientët zakonisht qëndrojnë në spital për monitorim vetëm 24 orë, deri të nesërmen, dhe më pas shkojnë në shtëpi me terapinë e përshkruar nga mjeku.
Cili është suksesi dhe cilat janë rreziqet e kësaj procedure?
Me një vlerësim të mirë paraprak dhe një ekip të përgatitur dhe me përvojë, shanset për suksesin e ndërhyrjes janë të larta dhe arrijnë në rreth 98%.
Megjithatë, tek disa pacientë mund të shfaqen edhe komplikime. Ato mund të jenë të llojit të zhvendosjes së protezës, ose komplikime nga organe dhe sisteme të tjera si veshkat, mushkëritë, truri ose ndoshta dëmtimi i aortës.
Në raste të tilla të cilat janë të rralla, mund të merret parasyshë trajtimi shtesë qoftë ai intervenues, kirurgjik apo me medikamente.
Por në përgjithësi, përqindja e rezultateve të këqija ose vdekjeve është shumë e vogël, pothuajse e papërfillshme.
Në Spitalin klinik Zhan Mitrev ekipi i mjekëve të departamentit të angiografisë është me përvojë shumëvjeçare dhe përbëhet nga: Dr. Vilma Ampova-Sokolov, Dr. Ivan Milev, Dr. Shpend Idrizi, Dr. Nikolla Hristov, së bashku me infermieret Sonja Rusevska, Vesna Milev dhe Suzana Kostovska i kryejnë vazhdimisht dhe me sukses procedurat TAVI.
Vazhdon aksioni për ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit!
Me kërkesë të pacientëve dhe për të rritur kontributin tonë në ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit, vazhdojmë aksionin -50% për ekzaminimet e mëposhtme:
-Eko e gjirit 1500 denarë
-Mamografi 2D / 3D, 2000 denarë / 3000 denarë.
-Eko e gjëndrës tiroide 1500 denarë
-KT e mushkërive, 7000 denarë / 8000 denarë me kontrast
-Ekzaminim i lëkurës dhe nishaneve në të gjithë trupin me Fotofinder, 6000 den.
Spitali klinik Zhan Mitrev | rr.Marrëveshja e Bledit nr.8, Shkup, Maqedoni| www.zmc.mk | infosalter@zmc.mk | 00389 23104910 |
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!