Zgjedhjet e djeshme në shtetin serb konfirmuan një tjetër fitore të regjimit të Aleksandër Vuçiqit në të gjitha nivelet.
Megjithatë, pas ngjarjes që duhet të jetë “festë e demokracisë”, një shije e hidhur mbetet në buzë për shkak të gjithçkaje që shihet.
Parregullsi, manipulime dhe intriga të shumta shënuan procesin zgjedhor.
Ekipi i portalit nova.rs ka veçuar momentet më mbresëlënëse nga zgjedhjet e djeshme, të cilat shumëkush nuk do t’i mbajë mend për të mirë.
Rrahja e opozitarit Pavle Grboviq
E pakrahasueshme, skena më dramatike në zgjedhje u regjistrua jo shumë larg bordit lokal të Partisë Progresive Serbe në Zemun, kur lideri i Lëvizjes Qytetarët e Lirë, Pavle Grboviq u rrah brutalisht pasi u përpoq të tregonte parregullsitë zgjedhore.
Kolaps dhe përpjekje për votim të parregullt në qendrat e votimit
Pjesëmarrja e papritur e lartë dhe një numër i madh i parregullsive në zgjedhjet e sotme shkaktuan konfuzion në radhët e disa partive, gjë që solli një kolaps të përgjithshëm në shumë qendra votimi.
Radhët e paharruara të krijuara para qendrave të shumta të votimit ngjallën dyshimin tek disa votues se ky ishte sabotim dhe një ngadalësim i llogaritur i procesit zgjedhor.
Kishte edhe nga ata që vendosën t’u ndalonin disa njerëzve të votonin kaq thjesht.
Në fakt, një incident është regjistruar në një qendër të votimit në Beograd, kur një grua ka tentuar të votojë për një person tjetër.
“Trenat bullgarë gjëmojnë sërish”
Në gjithë Serbinë janë regjistruar dhjetëra raste të “trenave bullgarë”.
Kujtojmë se treni bullgar është një fenomen në të cilin Lokomotiva (organizator) duke përdorur vendin e saj në organizimin e zgjedhjeve, merr një fletë votimi bosh dhe rrumbullakos numrin rendor të partisë së dëshiruar.
Blerje të votave
Se praktika e mitmarrjes vazhdoi edhe këtë vit vërtetohet nga rasti i një votuesi nga Apatini, i cili pranoi publikisht se kishte marrë para për të votuar.
Të themi të vërtetën, ai u ankua se nuk do të votonte sepse kishte marrë vetëm 3000 dinarë (25 euro), ndërsa të tjerët nga 5000 dinarë (42 euro).
Në video është kapur momentin i blerjes së votës, që është filmuar në qendrën e kryeqytetit të Serbisë – Beograd.
Përkatësisht bëhet fjalë për rrugën Mbreti Mark në pjesën e vjetër të qytetit të Beogradit, ku shihen personat në këmbim të vlerës monetare duke shitur votën e tyre.
E një gjë e tillë sipas ligjeve në fuqi në Serbi sanksionohet edhe me burgim deri në disa vite. Ndryshe zgjedhjet sot në Serbi janë karakterizuar me shumë parregullsi.
Braktisja masive e qendrave të votimit nga komisionerët e SNS-ë
Nuk ka qenë e lehtë të ndjekësh këto zgjedhje, nuk ka qenë e lehtë të votosh në to.
Në vargun e parregullsive, për shembull, bien në sy pengesat që anëtarët e këshillave të votimit nga radhët e progresistëve bënë në qendrat e votimit.
Ishte turp të shikoje sesi ata braktisën qendrat e votimit, për të ngadalësuar procesin e votimit dhe për të krijuar turma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova