Një natë pas nisjes së fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave serbe, më 24 mars 1999, mbi 350 qytetarë të Krushës së Vogël dhe të Krushës së Madhe u vranë nga forcat e armatosura serbe.
241 persona u vranë në Krushë të Madhe, nga ta 64 ende të pagjetur ndërsa 113 të tjerë në Krushë të Vogël, nga të cilët 60 të pagjetur.
Gjashtë persona i shpëtuan masakrës së Krushës së Vogël, ndër ta edhe Bajram Zylfiu.
Zyfliu i cili në atë kohë ishte 45-vjeçar rrëfën në “Kallxo Përnime” përjetimet e kësaj masakre.
“Më 25 mars të vitit 1999 jemi largu nga shtëpitë për t’u kthy apet, kinse me jetu aty. Kur jemi kthy të gjitha rrugët kanë qenë me tanke, kanë gjujtë me lloj-lloj armësh. Trupat serbe i kanë djegë shtëpiat, ata t’u i djeg ne t’u ikë. I kemi njoftë disa prej tyre me emra dhe mbiemra. Kanë djegë shtëpia dhe kanë vjedhë lloj-lloj mjete. Unë i kam të regjistrum 56 serbë me emër dhe mbimer që kanë qenë aty”, tha ai.
Ai tregon për ditën e masakrës së Krushës së Vogël.
“Më së pari na kanë grumbullu të gjithëve, na kanë lënë tërë natën. Hysen Ramadanin e kanë vra të parin, as ai nuk ka qenë i armatosen as asgjë, asnjëri nga ne në të vërtetë nuk kena pasë asgjë në dorë. Pastaj jena nda burra dhe gra. Pasi na kanë nda ushtarë serbë na kanë urdhëruar që të largojmë të gjitha gjërat nga xhepat. Gjatë tërë kohës kanë qenë duke e sharë UÇK-në, Clintonin e të gjithë”.
“Na kanë thënë që me u bo rresht për dy dhe të vendosim duart në kokë. Na kanë dërgu më një shtëpi me dy dhoma dhe një korridor. Turma më e madhe ka qenë në korridor. Tani ka ardhë veç një person me një mitraloz dhe ka gjuajtë në drejtim të neve, 113 persona kemi qenë aty. Pastaj kanë ardhë me Kallash, dhe kënd e kanë pa gjallë kanë gjujtë në të. Unë kam shpëtu se kam qenë nën kufoma, kam qenë nën një djalë të ri që e kanë vra”, rrëfën Zylfiu.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë