23 vjet pas përfundimit të luftës, ende nuk ka drejtësi për mbi 13 mijë persona të vrarë, 20 mijë të dhunuar seksualisht dhe mbi 1,600 të zhdukurit. Vetëm një aktakuzë është ngritur për krime lufte gjatë vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale në Kosovë.
Kjo e fundit thotë se nuk mund të ndrisin aktakuza në rastet kur nuk kanë mundësi të sigurojnë prezencën e kryerësve të veprave. Ambasadorë të huajë në Kosovë kanë deklaruar se krimet e pa-adresuara mund të gërryejnë paqen në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, është kërkuar që viktimat të mos bëhen ‘viktima politike’.
Kështu u tha në prezantimin e raportit vjetor të Fondit për të Drejtën Humanitare nga monitorimi i gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht gjatë vitit 2021.
Amer Alija nga FDHK tha se kanë monitoruar 50 seanca gjyqësore në rastet e krimeve të luftës dhe 20 seanca që lidhen me vepra penale me prapavijë politike.
“Gjatë vitit 2021, dy persona janë arrestuar nën dyshimin penal për krime të luftës Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur vetëm një aktakuzë për krime të luftës gjatë vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë proceduar pesë raste për krime të luftës kundër popullatës civile, kundër gjashtë të pandehurve… Ky raport i përmban 13 analiza të detajuara të proceseve gjyqësore pranë gjykatave themelore, të Apelit dhe Supremes, që ndërlidhen me krimet e luftës dhe vepra penale me prapavijë etnike dhe politike. Dhjetë prej këtyre rasteve janë të krimeve të luftës”, ka njoftuar ai.
Me numrin e vogël të aktakuzave nuk është pajtuar udhëheqësja e Departamentit për Krime Lufte, Drita Hajdari. Ajo tha se kanë sfida të mëdha në hetimin dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës.
“Prokuroria ka trajtuar rastet dhe ka ngritur aktakuza në rastet kur e kemi siguruar praninë fizike të të pandehurit. Ne nuk mund të ngremë aktakuza në rastet kur nuk kemi prezencën e kryerësve të veprave. Kur thuhet që gjatë vitit 2021 është ngritur vetëm një aktakuzë për krime të luftës, kjo mund të tingëllojë shumë shqetësuese për ata që nuk dinë procedurat, mund automatikisht ta fajësojnë prokurorinë për neglizhencë, për mos-interesim, për mos punë, por kjo ta bëjë me faktin që kemi arritur të arrestojmë prezencën fizike të kryerësit të veprës penale”, ka deklaruar Hajdari.
Në tryezën me temën “Pengesat aktuale në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë”, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott tha se sfidë për vendosjen e drejtësisë është se shumë nga kryerësit e veprës nuk janë në Kosovë dhe se ekziston mungesë e bashkëpunimit me institucionet e Serbisë.
“Koha është armik, shumë të mbijetuar kanë vdekur që nga konflikti ose janë shumë të moshuar, e që mund ta bëjë marrjen në pyetje tërthortë më pak të pabesueshme dhe të vështirë. Provat e krimeve mund të jenë dëmtuar në masë të madhe, ose mund të mos ekzistojnë fare. Sidoqoftë, trajtimi i këtyre sfidave mbetet esenciale për krijimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë kosovarët dhe regjionin. Qasja në drejtësi përfaqëson një sfidë kryesore për viktimat, anëtarët e familjes, por edhe shoqërinë në përgjithësi….Më tepër se 30 mijë të vrarë apo të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë, vetëm 213 persona janë akuzuar dhe vetëm 71 janë dënuar nga të gjitha etnicitete”, ka deklaruar Abbott.
“Ekziston nevojë për një proces të ri-pajtimit. Prandaj, këto viktima nuk duhet të bëhen viktima politike. Trajtimi i trashëgimisë së konfliktit është esenciale për Kosovën që të vazhdojë tutje. Kjo nuk është çështje që të shikojmë të kaluarën, por të krijojmë të ardhme”, ka shtuar ai.
Pauline Menthonnex Gacaferri, zëvendës-shefe e misionit nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, theksoi se viktimat e krimeve të luftës kanë të drejtë për drejtësi.
“Shteti ka për detyrë për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkeljet e të drejtave të njeriut. Drejtësia është pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme. Kultura e mos ndëshkimit dhe krimet e kaluara që nuk adresohen mund ta gërryejnë paqen dhe në kontekst të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu mund ta rrezikojnë edhe procesin e integrimit evropian të rajonit”, tha ajo.
Shefi i seksionit për Çështje Juridike dhe Këshillimor për Sundimin e Ligjit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Hakan Ejdervik tha se janë duke mbështetur procesin me mbi katër milionë euro.
“Bashkimi Evropian është duke mbështetur procesin për të trajtuar të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen me disa projekte me më shumë se 4.5 milionë euro. Është pozitive kur e shohim në këtë raport që ka rritje të numrit të prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Luftës dhe në Departamentin e Prokurorisë Speciale është rritur. Mirëpo, sfidat tjera mbesin dhe kjo është theksuar edhe në rekomandimet për institucionet lokale gjyqësore… Katër raste janë nga viti 2018 dhe për katër vjet dhe këto janë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe asnjë seancë nuk është mbajtur në lidhje me këto raste”, ka thënë ai.
Në publikimin e raportit vjetor të FDHK u tha se Policia e Kosovës ka intervistuar gjatë vitit 2019 mbi 300 dëshmitarë dhe ka arrestuar tetë persona. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, gjyqësori vendor dhe ndërkombëtar ka akuzuar rreth 70 persona për krime lufte në Kosovë.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka rekomanduar që të organizohen trajnime të rregullta dhe përmbajtjesore për gjyqtarë, prokurorë dhe stafin mbështetës që merren me krime të luftës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dita e Dëshmorëve të Shqipërisë”, Kurti: Dëshmorët e UÇK-së përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit
Antikorrupsion: Janë konstatuar 45 raste lidhur me zgjedhjet në RMV
Ergys Arazi kishte një lidhje tjetër, i kërkonte bashkëshortes të dalë nga shtëpia
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak